“12 Shkrime të Shenjta Kur Ndihesh …”, Për Forcën e Rinisë, mars 2024, faqe–faqe.
Forcë nga Shkrimet e Shenjta
12 Shkrime të Shenjta Kur Ndihesh …
Shkrimet e shenjta janë plot me frymëzim, pavarësisht nga mënyra se si po ndihemi.
Disa vjet më parë, Elisabeta A., 17 vjeçe, nga Arizona, SHBA, filloi të ndihej plot ankth dhe ankthi iu shtua edhe më shumë. “E ndieja gjithë ditën, çdo ditë” – tha ajo. “Ishte e vështirë për mua që t’ia dilja mbanë ditës.”
Që të gjente ngushëllim, Elisabeta vendosi t’i lexonte shkrimet e shenjta çdo natë. Me kalimin e kohës, ajo filloi të ndihej më e lumtur.
“E dija se nuk isha vetëm” – tha ajo. “E dija se Perëndia më donte dhe dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, që i ndjeu dhembjen, pikëllimin, trishtimin dhe dëshpërimin tonë. Nëpërmjet shkrimeve të shenjta, unë kam një marrëdhënie të fortë me Krishtin dhe një pikëpamje pozitive për jetën.”
Elisabeta mësoi se shkrimet e shenjta janë plot me vargje dhe histori rreth mënyrës se si shpresa, paqja dhe forca gjenden te Jezu Krishti. Shumë prej heronjve tanë të parapëlqyer të shkrimeve të shenjta u përballën me rrethana sfiduese. Dhe në çdo rast, ata gjetën shpresë, paqe dhe forcë kur u kthyen te Jezu Krishti.
Leximi i shkrimeve të shenjta mund të mos e zgjidhë problemin që po kalon, por të vërtetat e dhëna mësim në shkrimet e shenjta mund të të japin forcë dhe lehtësim. Këtu janë disa shkrime të shenjta që mund t’i kërkosh nëse ke nevojë për një mendim frymëzues për veten ose për një mik. A mund të gjesh vetë disa shkrime?
Në rastin kur ndihesh …
I/E Trishtuar: Doktrina e Besëlidhje 68:6
Prandaj, merrni zemër dhe mos u frikësoni, sepse unë, Zoti, jam me ju dhe do t’ju qëndroj përkrah.
I/E Papërshtatshëm: Lluka 12:6–7
Madje, edhe flokët e kokës janë të gjitha të numëruara; prandaj mos kini frikë, ju vleni më tepër se shumë harabela.
I/E Turpëruar: Isaia 54:8
Me një dashuri të përjetshme do të kem dhembshuri për ty.
I/E Brengosur: Alma 26:27
Mbani me durim vuajtjet tuaja dhe unë do t’ju jap juve sukses.
I/E Pashpresë: Moroni 7:41
Duhet të keni shpresë nëpërmjet shlyerjes së Krishtit dhe fuqisë së ringjalljes së tij.
I/E Dobët: Ethëri 12:27
Në qoftë se ata përulen para meje dhe kanë besim tek unë, atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.
I/E Sikletosur: Doktrina e Besëlidhje 84:88
Unë do të jem në të djathtën e në të majtën tuaj dhe Shpirti im do të jetë në zemrat tuaja e engjëjt e mi përreth jush, për t’ju ngritur lart.
I/E Lënduar: Psalmeve 30:2
O Zot, Perëndia im, unë të kam klithur ty, dhe ti më ke shëruar.
I/E Frikësuar: Jozueut 1:9
Ji i fortë dhe trim … sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh.
I/E Vetmuar: Gjoni 14:18
Nuk do t’ju lë bonjakë, do të kthehem te ju.
I/E Zemëruar: Moroni 7:48
Lutiuni Atit me gjithë fuqinë e zemrës suaj, që të mbusheni me këtë dashuri.
I/E Paduruar: Doktrina e Besëlidhje 100:15
Si rrjedhim, zemrat tuaja duhet të ngushëllohen; sepse gjithë gjërat do të veprojnë së bashku për të mirën e atyre që ecin drejt.