2013
Plaku Eldred G. Smith Vdes në Moshën 106 vjeçare
Maj 2013


Plaku Eldred G. Smith Vdes në Moshën 106 vjeçare

Plaku Eldred G. Smith, i cili shërbeu si Patriark i Kishës nga viti 1947 deri në 1979–ën, vdiq më 4 prill 2013, në shtëpinë e tij. Ai ishte 106 vjeç.

Duke besuar të ketë qenë njeriu më i vjetër në Juta, Plaku Smith jetoi më gjatë sesa ndonjë Autoritet i mëparshëm i Përgjithshëm.

Presidenti i Kishës, Tomas S. Monson, e vizitoi Plakun Smith në ditëlindjen e tij të fundit, më 9 janar 2013. “Eldred Smith është miku im i mirë”, tha Presidenti Monson. “Kemi bërë shumë kilometra bashkë. E dua dhe e respektoj këtë njeri.”

Eldred G. Smith u thirr si Patriark në Kishë më 10 prill 1947, nga Xhorxh Albert Smithi, në atë kohë President i Kishës, dhe ishte personi i fundit që e mbajti atë pozicion. Në vitin 1979 iu dha medalja e mirënjohjes profesionale pas daljes në pension. Detyra filloi në 1833–shin me thirrjen e Jozef Smith të Vjetrit, babait të Profetit Jozef Smith. Plaku Smith është stërstërnipi i vëllait të Profetit, Hajrëmit.

Gjatë shërbimit të tij si Patriark i Kishës, Plaku Smith udhëtoi në shumë zona të botës dhe dha shumë bekime patriarkale në zonat ku nuk kishte një patriark. Në vitin 1966 udhëtoi me Plakun Monson (siç thirrej në atë kohë), në Australi dhe Samoa për t’iu dhënë bekime patriarkale anëtarëve atje. Ishte hera e parë që një patriark kryesues e vizitonte Samoan. Sot pjesa më e madhe e kunjeve kanë një patriark që banon brenda kunjit.

Presidenti Monson edhe Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, folën në ceremoninë mortore të Plakut Smith. Presidenti Monson i lexoi një letër ngushëllimi familjes nga Presidenca e Parë, më pas shtoi: “Përkohësisht, kam humbur një mik të mirë”.

Plaku Ballard, i cili është gjithashtu stërstërnipi i Hajrëm Smithit, foli për ndihmesat e Plakut Smith në mbajtjen gjallë të historisë së familjes së tyre. “Ne e respektojmë atë si Patriark të Kishës dhe patriark të familjes sonë të madhe”, tha ai. Ai shtoi se e dinte që Plaku Smith ndjeu se arritja e tij më e madhe qe familja e tij.

Eldred Smith u martua me Xhin Audri Nesin në vitin 1932; ata kishin pesë fëmijë. Pas vdekjes së saj në qershor të 1977–ës, ai u martua me Hortens Çajlldin; në atë kohë ajo po shërbente si këshilltare në presidencën e përgjithshme të Të Rejave. Ajo vdiq në maj 2012.

Dy nga djemtë dhe dy vajzat (njëra vajzë i ka vdekur) e Plakut Smith janë ende gjallë, ka 22 nipër e mbesa (dy të tjerë i kanë vdekur), 63 stërnipër e stërmbesa dhe 22 stërstërnipër e stërstërmbesa.

Gerry Avant ndihmoi për këtë artikull.

Presidenti Tomas S. Monson, djathtas, takohet me Plakun Eldred G. Smith, i cili shërbeu si Patriark në Kishë nga viti 1947 deri në 1979–ën, në ditëlindjen e tij të 106–të, më 9 janar 2013. Plaku Smith ndërroi jetë më 4 prill në shtëpinë e tij.

Fotografi nga Gerry Avant, Lajme të Kishës