2013
Kisha ka Nevojë për Pjekurinë dhe Përvojën e Çifteve më të Moshuar
Maj 2013


Kisha ka Nevojë për Pjekurinë dhe Përvojën e Çifteve më të Moshuar

Së bashku me rritjen e numrit të misionarëve të rinj për shkak të uljes së moshës për punën misionare, çiftet më të moshuar nevojiten jashtë mase edhe në misionet kudo në botë. Me krijimin e 58 misioneve të reja së fundi, shumë më tepër çifte më të moshuar do të duhen për të ofruar përvojë udhëheqjeje dhe mbështetje të tjera, që janë kaq jetike për një mision të suksesshëm.

Në konferencën e prillit 2013, Presidenti Tomas S. Monson foli për rritjen e shpejtë të numrit të misionarëve dhe shprehu dashurinë e tij për ata njerëz të gatshëm për t’i shërbyer Zotit në terrenin e misionit (shih faqet 4, 66). Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, në mënyrë të veçantë nxiti çiftet më të moshuar që të shërbejnë. “Ju çifte më të moshuar, ju bëni plane për ditën kur mund të shkoni në misionin tuaj. Ne do të jemi shumë mirënjohës për shërbimin tuaj”, tha ai (shih faqe 45).

Në çastet e hapjes së konferencës së përgjithshme të tetorit 2012, Presidenti Monson tha: “Neve vazhdojnë të na duhen shumë më tepër çifte në moshë. Si ta lejojnë rrethanat tuaja, kur ju lind e drejta për të dalë në pension dhe si t’jua lejojë shëndeti, unë ju nxis të viheni në dispozicion për shërbim misionar kohëplotë. Si bashkëshorti edhe bashkëshortja, do të kenë gëzim më të madhe kur së bashku u shërbejnë fëmijëve të Atit tonë” (“Mirësevini në Konferencë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2012, f. 5).

Për shumë vite, udhëheqësit e Kishës i kanë nxitur çiftet më të moshuar që të shërbejnë. Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha: “Misionet kudo kanë nevojë për më shumë çifte. Pjekuria dhe përvoja e tyre i bëjnë ata disa prej misionarëve më të mirë që kemi. Aftësitë e tyre të veçanta … u krijojnë atyre mundësinë që t’i trajnojnë në mënyrë të efektshme udhëheqësit vendorë, t’i forcojnë e riaktivizojnë anëtarët dhe t’i sjellin joanëtarët te Krishti” (“Missionary Couples—Trading Something Good for Something Better”, Ensign, qershor 1988, f. 9, 11).

Çiftet e denja që dëshirojnë të shërbejnë si misionarë, nxiten që t’i vënë në dijeni peshkopët ose presidentët e degëve të tyre për dëshirën vetjake për të shërbyer. Koha e shërbimit mund të ndryshojë nga 6 deri në 23 muaj.

Ata të cilët kanë pyetje për misionet e njerëzve më të moshuar, mund të telefonojnë në numrin 1-800-453-3860, numrin e brendshëm 2-6741 (ose 1-801-240-6741), apo të çojnë mesazh eletronik në adresën SeniorMissionaryServices@ldschurch.org për të marrë përgjigje për pyetje të veçanta.

Pjekuria dhe përvoja e çifteve më të moshuar i lejojnë ata t’i trajnojnë udhëheqësit vendorë dhe t’i forcojnë anëtarët si dhe t’i sjellin joanëtarët te Krishti.

Fotografi nga Don L. Searle © IRI