2013
Plaku Kevin S. Hamilton
Maj 2013


Plaku Kevin S. Hamilton

i Të Shtatëdhjetëve

Plaku Kevin S. Hamilton

Plaku Kevin Skot Hamilton e përshkruan veten si “fryt të një kthimi në besim dhe një shpëtimi”.

Lindja e tij në mars të 1955–ës në Uenatçi të Uashingtonit në SHBA, nxiti pyetje tek e ëma e tij, Kei, rreth kuptimit të jetës. Ajo foli me një shok shenjtor të ditëve të mëvonshme, Riçard Prat, i cili e lidhi me misionarët.

Bashkëshorti i saj, Norman Rasëll Hamilton, shpjegoi se ai tashmë ishte një anëtar i Kishës, edhe pse pak aktiv që nga vitet e hershme të adoleshencës. Ai u bë aktiv pasi e shoqja u bashkua me Kishën.

“Prindërit e mi qenë anëtarë të shkëlqyer, të cilët zhvilluan besimin që ne kemi sot”, tha Plaku Hamilton.

Por ai dëshmon se ishte në misionin e tij në Francë dhe Zvicër që vërtet iu ndryshua jeta. “Ai krijoi tek unë një dëshirë të zjarrtë që nuk u largua asnjëherë”, tha ai.

Ai u martua me shpirtin binjak, Klaudia Kizorin, më 27 korrik 1978, në Tempullin e Los Anxhelosit. Ndërkohë që po i edukonin gjashtë fëmijët e tyre në Kaliforni, ata e kishin bërë shtëpinë e tyre si njëfarë qendre vizitorësh.

“Thuhet se mund të kesh një predikim pa fjalë në shtëpi, dhe ne i kemi pasur këto citime të shkurtra përreth shtëpisë”, tha motra Hamilton. Korridori i shtëpisë mbahet i mbushur me kopje të Librit të Mormonit, broshura Për Forcën e Rinisë dhe literatura të tjetra të Kishës, që rimbushet rregullisht kur vizitorët i marrin ato.

Vendosmëria e Plakut Hamilton për të shërbyer i ka sjellë mundësi që të shërbejë si peshkop, president kunji dhe president i Misionit të Belgjikës, Bruksel e Holandës nga viti 2003 deri 2006–të. Përpara thirrjes së tij në Kuorumin e Dytë të Të Shtatëdhjetëve, ai ishte drejtor i Këshillit të Çështjeve Publike të Kishës për Kaliforninë Jugore, duke përfshirë 64 kunje në Zonën më të Madhe Metropolitane të Los Anxhelosit.

Me diplomën universitare nga Universiteti “Brigam Jang” dhe masterin nga Universiteti i Uashingtonit, të dyja për biznes, ai e ka kaluar shumicën e karrierës së tij në industrinë e telekomunikacionit, duke shërbyer shumë herë si drejtor ekzekutiv.