Mësime për Kohën Tonë
Mësimet e Priftërisë Melkizedeke dhe të Shoqatës së Ndihmës të dielave të katërta do t’u kushtohen temës “Mësime për Kohën Tonë”. Secili mësim mund të përgatitet nga një ose më shumë biseda që janë dhënë në konferencën e përgjithshme më të fundit (shih tabelën më poshtë). Presidentët e kunjeve dhe të distrikteve mund të zgjedhin se cilat biseda duhet të përdoren, ose ata mund t’ua caktojnë këtë përgjegjësi peshkopëve dhe presidentëve të degëve. Udhëheqësit theksojnë vlerën që ka për vëllezërit e Priftërisë Melkizedeke dhe motrat e Shoqatës së Ndihmës studimi i të njëjtave biseda në të njëjtën të diel.
Ata që marrin pjesë në mësimet e të dielave të katërta, nxiten të studiojnë dhe të sjellin në klasë botimin e revistës të konferencës së përgjithshme më të fundit.
Sugjerime për Përgatitjen e një Mësimi nga Bisedat
Lutuni që Shpirti i Shenjtë të jetë me ju kur studioni dhe jepni mësim bisedën(at). Mund të tundoheni ta përgatitni mësimin duke përdorur materiale të tjera, por bisedat e konferencës janë programi mësimor i miratuar. Detyra juaj është t’i ndihmoni të tjerët ta mësojnë dhe ta jetojnë ungjillin siç jepet mësim në konferencën e përgjithshme më të fundit të Kishës.
Shqyrtojeni bisedën(at), duke kërkuar parime dhe doktrina që plotësojnë nevojat e anëtarëve të klasës. Gjithashtu kërkoni ndodhi, referenca të shkrimeve të shenjta dhe deklarata nga biseda(t), që do t’ju ndihmojnë të jepni mësim mbi këto të vërteta.
Bëni një plan se si të jepni mësim mbi parimet dhe doktrinat. Merreni parasysh përfshirjen e pyetjeve që i ndihmojnë anëtarët e klasës:
Të kërkojnë parime dhe doktrina në bisedë(at).
Të mendojnë për domethënien e tyre.
Të ndajnë kuptimet, idetë, përvojat dhe dëshmitë.
T’i zbatojnë këto parime dhe doktrina në jetën e tyre.
Muajt kur Zhvillohen Mësimet | Materiale për Mësimet e të Dielës së Katërt |
---|---|
Prill 2013–Tetor 2013 | Bisedat e dhëna në konferencën e përgjithshme* të prillit 2013 |
Tetor 2013–Prill 2014 | Bisedat e dhëna në konferencën e përgjithshme* të tetorit 2013 |