2013
Plaku Adrián Oçoa
Maj 2013


Plaku Adrián Oçoa

i Të Shtatëdhjetëve

Plaku Adrián Oçoa

Ndërkohë që shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në Meksikë, Plaku Adrián Oçoa kaloi disa ditë në qytetin Çiuaua duke u këshilluar me presidentin e kunjit dhe të tjerë, më pas hipi në një aeroplan me drejtim për në shtëpi. Por pasi zuri vend, ai mori një nxitje të fortë shpirtërore se puna e tij në Çiuaua nuk kishte përfunduar.

Ekuipazhi i fluturimit po bënte përgatitjet e fundit për t’u nisur. “Por”, tha Plaku Oçoa, “e dija se duhej të zbrisja nga ai aeroplan.” Ndaj ai zbriti. Një seri intervistash të njëpasnjëshme i dhanë informacion të rëndësishëm që zgjidhën një çështje të vështirë dhe lejuan përparimin shpirtëror të një familjeje.

Por puna e Plakut Oçoa në Çiuaua ende nuk kishte përfunduar. Shpirti e drejtoi atë edhe te shtëpia e thjeshtë e një kushërire që nuk e kishte parë prej vitesh. Ai gjeti kushërirën e tij të larguar – një anëtare joaktiv – dhe familjen e saj të vogël në nevoja të skajshme. “E dija se Kisha dhe Krishti qenë zgjidhja e tyre. Iu përgjërova kushërirës sime që të kthehej në kishë”, tha ai.

Kushëriri vërtet u bë sërish aktiv dhe u rivendos marrëdhënia e tij e çmuar familjare. Zoti qe në gjendje të shpëtonte disa jetë në Çiuaua sepse një njeri ua vuri veshin nxitjeve të Shpirtit.

Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të marrin nxitje shpirtërore që ta ndryshojnë jetën, dëshmoi Plaku Oçoa, i cili ka shërbyer në një sërë thirrjesh në Kishë ndërsa punonte në fushën e reklamave. Ai kryesoi në Misionin e Hondurasit, San–Pedro, Sula nga viti 2004 deri në 2007–ën dhe, nga 2009–ta deri pas thirrjes së tij në Kuorumin e Dytë të Të Shtatëdhjetëve, shërbeu si këshilltar i dytë në presidencën e përgjithshme të Të Rinjve.

I lindur në mars të 1954–ës në San–Francisko, Kaliforni, SHBA, nga Eduardo dhe Konsuelo Oçoa, ai u rrit në Kaliforni edhe Meksikë. Kur ishte i ri, ai u thirr për të shërbyer një mision të veçantë për çështjet publike në Meksikë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Nensi Vijareal, u vulosën në Tempullin e Meksiko–Sitit. Ata janë prindër të pesë fëmijëve.