2013
Plaku Terens M. Vinson
Maj 2013


Plaku Terens M. Vinson

i Të Shtatëdhjetëve

Plaku Terens M. Vinson

Plaku Terens M. Vinson, i sapothirrur në Kuorumin e Dytë të Të Shtatëdhjetëve, nuk e kishte dëgjuar kurrë termin Mormon përpara se të takonte Kei Ein Kardenin në fillimet e viteve 1970 në Sidnei, Australi. Çifti foli rreth fesë dhe përfundimisht bënë një marrëveshje. Çdo të diel, të dy do të merrnin pjesë në kishën ku shkonte Terensi në rini dhe në një degë të vogël të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Njëri grup takohej në një ndërtesë të madhe e të bukur, grupi tjetër në një hapësirë të vogël të marrë me qira që pak shenjtorë të ditëve të mëvonshme qenë në gjendje të siguronin.

Por pas pak kohe “krahasimi ishte sikletosës” dhe Terensi filloi të merrte pjesë në diskutimet e misionarëve. Ai kishte shumë pyetje. Më pas, ndërsa po merrte pjesë në konferencën e kunjit, ai ndjeu një mesazh aq qartazi sikur t’i qe thënë me zë. “Kisha nevojë të bashkohesha me Kishën me qëllim që të përparoja. Të gjitha pyetjet që kisha do të merrnin përgjigje”, tha ai.

Ai u pagëzua javën pasuese.

Terens Majkëll Vinsoni u lind në Sidnei të Australisë, në mars të 1951–shit nga Xhon Lourenc dhe Mei Theres A. Vinson. I ati, i cili punonte si zjarrfikës, sakrifikoi në mënyrë që të shtatë fëmijët e tij të mund të arsimoheshin.

Plaku Vinson mori një diplomë universitare për matematikë dhe statistikë nga Universiteti i Sidneit dhe një diplomë për mësuesi nga Kolegji Sidnei Tiçërs. Ai gjithashtu mori një diplomë për planifikim financiar nga Universiteti Dikin dhe një master për zbatimin e financave nga Universiteti Makuari. Gjatë karrierës së tij, ai ishte një mësues i njohur matematike, lektor dhe këshillues financiar dhe drejtonte një firmë financiare për planifikim dhe investime.

Ai u martua me Kei Enin, gruan që e njohu atë me ungjillin, më 2 maj 1974 në Sidnei, dhe çifti u vulos më 23 gusht 1975, në Tempullin e Hamiltonit në Zelandën e Re; ata kanë gjashtë fëmijë. Më pak se tre vjet pas pagëzimit të tij, Plaku Vinson u thirr si peshkop. Ai ka shërbyer në disa presidenca kunji dhe si përfaqësues krahinor dhe I Shtatëdhjetë Zonal.