2013
Historia Familjare i Ndryshon Zemrat
Maj 2013


Historia Familjare i Ndryshon Zemrat

Shumë qendra të historive familjare për të ardhmen do t’i kemi në shtëpi, parashikoi Plaku Bredli D. Foster, i Të Shtatëdhjetëve, në një fjalim të dhënë më 23 mars në ndërthurje me Konferencën për Historinë Familjare dhe Teknologjinë RootsTech 2013 në Solt–Lejk–Siti të Jutas, SHBA.

Plaku Foster, Ndihmësdrejtor Ekzekutiv i Departamenteve të Historive Familjare, tha se së shpejti do jenë nëntë miliard njerëz në tokë dhe se Zoti ka përgatitur teknologjinë që do ta bëjë të mundur “lidhjen e të gjitha këtyre familjeve së bashku”.

Ai theksoi rëndësinë e bërjes së historisë familjare, të mësuarit e historive të paraardhësve tanë – jo thjesht gjenealogjinë, gjetjen e emrave dhe datave. Guri i varrit të çdo varreze në botë përmban një emër, datëlindje, një vizë dhe më pas një datë vdekjeje, tha ai. “Ajo vizë e vogël midis datës së lindjes dhe të vdekjes duket kaq e vogël dhe e parëndësishme, por e gjithë historia jonë shtrihet brenda saj”, vërejti ai. “Ndaj ndërsa shpesh përqendrohemi te zbulimi i atyre datave, dashuria jonë për paraardhësit tanë – kthimi i zemrave tona tek etërit tanë – vjen nga zbulimi i vizës.”

Historia familjare na bashkon ndërsa tregojmë histori dhe punojmë bashkërisht, shpjegoi ai. “Si rrjedhojë, gjenealogjia na i ndryshon skicat; historia familjare na i ndryshon zemrat.”