2018
Moroni dhe Mekaniku
Janar 2018


Moroni dhe Mekaniku

“Dhe një fëmijë i vogël do t’i udhëheqë ata” (2 Nefi 30:12).

Moroni and the Mechanic

Shumë vite më parë, familja jonë po shkonte me makinë në shtëpi në San‑Paolo, Brazil, pasi vizituam të afërmit. Pikërisht ndërsa po ngjiteshim në një rrugë të pjerrët, makina jonë u prish.

Ne u përpoqëm për disa minuta ta ndiznim përsëri makinën. Por nuk u ndez. Kaluan makinë pas makine. Asnjë nuk ndaloi të ndihmonte.

Më në fund i thashë familjes sime se duhej të luteshim. Biri im gjashtëvjeçar, Moroni, tha: “Mos u mërzit, babi. Unë u luta tashmë.”

“Për çfarë u lute?” e pyeta.

“Iu luta Atit Qiellor që personi i duhur të kalojë këtu pranë për të na ndihmuar”, tha ai.

Shpejt dy drita të shkëlqyera u shfaqën pas makinës sonë. Ishte një kamion rimorkiues. Shoferi ishte mekanik.

“Jeni me shumë fat”, tha ai. “Unë e mbarova punën për sot dhe po kthehesha në shtëpi.”

Ai e rregulloi makinën tonë. Pastaj na ndoqi për t’u siguruar që të shkonim të sigurt në shtëpi.

E pyeta Moronin nëse e dinte sa e veçantë ishte kjo përvojë. “Sigurisht”, u përgjigj ai. “Ati Qiellor e dëgjoi lutjen time. Prandaj tani unë kam dëshminë time! Mua nuk më duhet ta marr më hua nga ty, babi.” Zemra ime u prek nga shembulli besnik i Moronit.

Moroni është rritur tani, por unë ende e kujtoj shembullin e tij të mirë kur ai ishte i vogël. Edhe si fëmijë, ju mund të jeni shembull për familjen dhe miqtë tuaj.