2018
A Ishte Ky Fundi i Jetës Sime?
Janar 2018


Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

A Ishte Ky Fundi i Jetës Sime?

Samson Ho, Hong-Kong, Kinë

Unë isha babai i shëndetshëm i dy fëmijëve të këndshëm dhe bashkëshort i një bashkëshorteje të mrekullueshme dhe shumë punëtore. Kisha një punë të mirë me të ardhura të qëndrueshme. Jeta dukej të ishte e përkryer, por gjendja ime u përkeqësua shumë kur u diagnostikova me kancer nazofaringal, një lloj i rrallë kanceri në kokë dhe qafë.

Unë po shërbeja si këshilltar i peshkopit në atë kohë dhe ne po bënim turneun tonë vjetor të basketbollit në kishë kur fillova të ndihem shumë keq. Shkova te mjeku dhe, pas shumë analizave laboratorike, ai më njoftoi se isha me kancer nazofaringal në fazën e 4-t. Isha i shqetësuar dhe i trembur. Pyesja veten nëse ky ishte fundi i jetës sime dhe çfarë do të ndodhte me familjen time nëse vdisja. E vetmja gjë ku mund të mbështetesha vërtet për udhërrëfim dhe ngushëllim ishte lutja ndaj Atit Qiellor.

Pas tri ditësh lutjeje të vazhdueshme, ndjeva sikur një zë i butë pëshpëriti: “Mos ki frikë”.

Që nga ai çast, frika nga vdekja nuk ishte më në mendjen time. Gjërat ende ishin të vështira për mua. Kishte raste kur nuk mund të gëlltitja asnjë ushqim dhe isha tepër i sëmurë për të fjetur, por nuk u dorëzova kurrë apo të largohesha nga Perëndia – dhe Ai më ka ndihmuar.

Gjendja ime shëndetësore është në përmirësim nga kanceri prej më shumë se 18 vitesh. Nuk e di sa do të më lejojë Perëndia të jetoj, por jam i gëzuar që mund t’u shërbej ende vëllezërve dhe motrave të mia. Unë e di se Ati ynë Qiellor nuk na lë apo braktis kurrë. Dhe nëse duam të marrim bekime nga Perëndia, ne nuk mund ta lëmë apo braktisim Atë.