Rresht pas Rreshti
Doktrina e Besëlidhje 19:23
Zoti i zbuloi Jozef Smithit disa çelësa për të marrë paqe në Jezu Krishtin.
23 Mëso nga unë dhe dëgjoji fjalët e mia; ec në butësinë e Shpirtit tim dhe ti do të kesh paqe në mua.
Mëso nga unë
“Ne e dimë se ky ‘mësues i ardhur nga Perëndia’ [Gjoni 3:2] ishte më tepër sesa thjesht një mësues. Ai që na mësoi ta duam Zotin, Perëndinë tonë, me të gjithë zemrën, gjithë shpirtin, gjithë forcën dhe gjithë mendjen tonë e që ta duam të afërmin tonë porsi vetveten, është Kryemësuesi dhe Shembulli i jetës së përsosur. …
Kur ne i përgjigjemi ftesës së dhembshur të Zotit: ‘Mësoni nga unë’, ne bëhemi marrës të fuqisë hyjnore të Tij.”
President Thomas S. Monson, “Learn of Me”, Liahona, mars 2016, f. 4, 6.
Dëgjoji fjalët e mia
Dëgjimi është i rëndësishëm në zhvillimin e besimit te Jezu Krishti. “Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë” (Romakëve 10:17).
“Fëmijët e Perëndisë duhet të mësojnë të dëgjojnë, pastaj të dëgjojnë që të mësojnë nga Zoti” (President Russell M. Nelson, President of the Quorum of the Twelve Apostles, “Listen to Learn”, Ensign, maj 1991, f. 24).
Ec
Mësimi dhe dëgjimi janë të nevojshëm që ta ndjekim me të vërtetë Jezu Krishtin. Por ata vetë nuk janë të mjaftueshëm. Ne duhet gjithashtu që të ecim, apo të veprojmë, në përputhje me atë që mësojmë e dëgjojmë.
“Është gjithmonë koha e duhur për të ecur në udhën e Tij. Asnjëherë nuk është tepër vonë” (Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë, “Udha e Dishepullit”, Liahona, maj 2009, f. 78).
Butësi
Të qenit zemërbutë përfshin të qenit “i duruar në vuajtje” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Zemërbutë, Zemërbutësi”, [f. 213], scriptures.lds.org). Nëse i durojmë me zemërbutësi sprovat tona pa e mbajtur mëri Perëndinë, jo vetëm që do të kthehemi në besim, por Ai gjithashtu do të na shërojë (shih DeB 112:13).
Shpirti Im
Zemërbutësia sjell “vizitimi[n e] Frymës së Shenjtë” (Moroni 8:26) dhe është “fryti i Frymës” (shih Galatasve 5:22–23).
Paqe në mua
“Paqja nuk gjendet duke arritur pasuri, fuqi ose famë të madhe. Paqja nuk gjendet duke kërkuar kënaqësinë, zbavitjen apo çlodhjen. Asnjëra nuk mundet, edhe atëherë kur arrihet me bollëk, të krijojë një lumturi ose paqe të qëndrueshme.
… Shpëtimtari … është burimi dhe autori i paqes. Ai është ‘Princ i paqes’ (Isaia 9:5).”
Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Paqja Vetjake: Shpërblimi i Drejtësisë”, Liahona, maj 2013, f. 34.