2022
Presidenti Nelson Bëhet Presidenti më i Madh në Moshë i Kishës
Nëntor 2022


Lajme të Kishës

Presidenti Nelson Bëhet Presidenti më i Madh në Moshë i Kishës

I lindur më 9 shtator 1924, Presidenti Rasëll M. Nelson së fundi kremtoi ditëlindjen e tij të 98-të. Më datë 14 prill 2022, ai u bë Presidenti më i madh në moshë në historinë e Kishës.

Duke reflektuar për shërbimin dhe jetën e Presidentit Nelson, Presidenti Dallin H. Ouks, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, tha: “Ai është një udhëheqës i frymëzuar e i urtë dhe personi më i butë e më i ëmbël me të cilin mund të shpresoni të shoqëroheni ndonjëherë”.

Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Dytë, shprehu mendimet e tij rreth rolit të Presidentit Nelson si profeti i Zotit: “Sa herë që dalim nga zyra, Presidenti Ouks dhe unë themi: ‘Ndodhi përsëri’. Ne thjesht e shohim zbulesën të vijë. E shohim atë të kërkojë këshillë dhe më pas vendimi do të vijë dhe gjithkush në dhomë e di se është i drejtë dhe nga Perëndia. Ai thjesht thotë me qetësi: ‘Mendoj se kjo është ajo që Zoti do të donte që të bënim’. Është thjesht diçka që ndodh shpesh.”