2022
Pjesa 4 e Materialeve Filmike nga Libri i Mormonit Vjen Këtë Vit
Nëntor 2022


Lajme të Kishës

Pjesa 4 e Materialeve Filmike nga Libri i Mormonit Vjen Këtë Vit

Pjesa 4 e Materialeve Filmike nga Libri i Mormonit paraqet çastin kurorëzues të Librit të Mormonit: shërbesën e Jezu Krishtit në kontinentin amerikan.

“Mendoj se [pjesa 4] do t’iu duket e njohur njerëzve që e pëlqejnë shumë Dhiatën e Re”, – tha Motra Mishel D. Krejg, Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, duke vënë në dukje se Zoti u foli profetëve në të dyja Botët, atë të Re dhe të Vjetër.

Mbi 1 000 aktorë, pjesëtarë të personelit dhe anëtarë të ekipit punuan për të sjellë në jetë profecitë dhe dëshmitë rreth Birit të ringjallur të Perëndisë që zbriti nga qielli për t’i takuar dhe për t’u shërbyer njerëzve në Botën e Re.

Pjesa Materiale Filmike nga Libri i Mormonit është në dispozicion në programin elektronik të Kishës Libri i Mormonit. Ajo është përkthyer në 15 gjuhë: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, japonisht, kantonezisht, koreanisht, mandarinisht, portugalisht, rusisht, samoanisht, sebuanisht, spanjisht, tajlandisht dhe tonganisht. Platforma të tjera shikimi përfshijnë faqen e internetit të Kishës, programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe kanalin Book of Mormon Videos [Materiale Filmike nga Libri i Mormonit] në YouTube (mund të abonoheni atje për të marrë njoftime kur të publikohen materiale të reja filmike).

Pasi të përfundohet pjesa 5, koleksioni do të përfshijë gjithsej 45 episode.

Shtyp në Letër