2022
Vazhdon Përparimi në Ndërtimin e Tempujve të Rinj
Nëntor 2022


Lajme të Kishës

Vazhdon Përparimi në Ndërtimin e Tempujve të Rinj

Presidenti Rasëll M. Nelson njoftoi 18 tempuj të rinj në sesionin e pasdites të së dielës të konferencës së përgjithshme të tetorit 2022. Shihini vendndodhjet e tempujve në fjalimin e tij përmbyllës te faqja 121.

Tempujt vijues janë përkushtuar ose ripërkushtuar që nga konferenca e përgjithshme e fundit në prill:

  • Tempulli i Rio‑de‑Zhaneiros në Brazil u përkushtua më datë 8 maj.

  • Tempulli i Jigos në Guam u përkushtua më datë 22 maj.

  • Tempulli i Prajës në Kepin e Gjelbër u përkushtua më datë 19 qershor.

  • Tempulli i Hong-Kongut në Kinë u ripërkushtua më datë 19 qershor.

  • Tempulli i Tokios në Japoni u ripërkushtua më datë 3 korrik.

  • Tempulli i Hamiltonit në Zelandën e Re u ripërkushtua më datë 16 tetor.

  • Tempulli i Belemit në Brazil do të përkushtohet më datë 20 nëntor.

  • Tempulli i Kuitos në Ekuador do të përkushtohet gjithashtu më datë 20 nëntor.

  • Shtëpia e hapur për Tempullin e San-Huanit në Porto-Riko është planifikuar për datat 1–17 dhjetor. Ai do të përkushtohet më datë 15 janar 2023.

Punimet filluan për tempujt vijues: Tempulli i Grand‑Xhankshënit, Kolorado (SHBA); Tempulli i Lindonit, Jutë (SHBA); Tempulli i Farmingtonit, Nju-Meksiko (SHBA); Tempulli i Elkos, Nevadë (SHBA); Tempulli i Bërlit, Ajdaho (SHBA); Tempulli i Smithfilldit, Jutë (SHBA); Tempulli i Jorba‑Lindës, Kaliforni (SHBA); Tempulli i Lubumbashit, Republika Demokratike e Kongos dhe Tempulli i Efraimit, Jutë (SHBA).

Fillimi i punimeve është planifikuar për Tempullin e Uillamet‑Vallejit, Oregon (SHBA) dhe Tempullin e Hiber‑Vallejit, Jutë (SHBA).

Shtyp në Letër