“Priftëria Melkizedeke”, Tema dhe Pyetje (2023)
Udhëzuesi i Studimit të Ungjillit
Priftëria Melkizedeke
Fuqia dhe autoriteti i Perëndisë për të bekuar fëmijët e Tij
Ati Qiellor është i gatshëm t’ju ndihmojë që të merrni fuqi dhe udhërrëfim shpirtëror në shtegun tuaj drejt jetës së përjetshme. Autoriteti i priftërisë së Perëndisë bën të mundur marrjen e këtyre bekimeve për të gjithë fëmijët e Perëndisë që zgjedhin të vijnë tek Ai. Profeti Jozef Smith dha mësim: “Priftëria Melkizedeke … është kanali nëpërmjet të cilit zbulohet nga qielli gjithë njohuria, doktrina, plani i shpëtimit dhe çdo çështje e rëndësishme”. Nëpërmjet fuqisë së Priftërisë Melkizedeke, të gjithë bijtë dhe bijat e Perëndisë mund të bëjnë besëlidhje dhe të marrin ordinanca që i ndihmojnë të bëhen si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti (shihni te Doktrina e Besëlidhje 76:52–60; 84:19–22).
Pjesa 1
Perëndia u Delegon Autoritetin dhe Fuqinë e Priftërisë Shërbëtorëve të Tij
Gjatë gjithë historisë, Perëndia ua ka deleguar autoritetin e priftërisë shërbëtorëve të Tij për të vepruar në emrin e Tij dhe për të ndihmuar për shpëtimin dhe ekzaltimin e fëmijëve të Tij. Jozef Smithi dha mësim: “Të gjithë profetët e patën Priftërinë Melkizedeke”.
Në lashtësi priftëria quhej “Priftëria e Shenjtë, sipas Urdhërit të Birit të Perëndisë. Por për shkak të respektit ose nderimit për emrin e Qenies Supreme, për të shmangur përsëritjen shumë të shpeshtë të emrit të [Zotit]”, priftëria u quajt “Priftëria Melkizedeke” (Doktrina e Besëlidhje 107:3–4). Melkizedeku ishte një prift i lartë, i drejtë dhe një profet gjatë kohës së Dhiatës së Vjetër. Në hebraisht, emri Melkizedek do të thotë “mbret i drejtësisë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Melkizedek”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).
Në Dhiatën e Re, mësojmë se Jezusi i shuguroi dishepujt e Tij dhe u dha autoritetin e priftërisë (shihni te Lluka 9:1–2; Gjoni 15:16; Hebrenjve 5:1–10). Në Malin e Shpërfytyrimit, Pjetri, Jakobi dhe Gjoni morën çelësat e priftërisë. Me ato çelësa, Apostujt patën autoritetin për të vazhduar punën e Kishës së Krishtit pas Ngjitjes së Tij në Qiell (shihni tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shpërfytyrim”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; shihni edhe te Mateu 16:15–19; 17:1–9; Veprat e Apostujve 1:21–26; Efesianëve 4:11–13).
Në shekujt pas vdekjes së Apostujve të Zotit, autoriteti i priftërisë humbi nga toka. Në kohën tonë, Priftëria Melkizedeke iu rivendos Profetit Jozef Smith dhe Oliver Kaudërit nëpërmjet Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit (shihni te Doktrina e Besëlidhje 27:12–13; Joseph Smith – Historia 1:72). Më vonë, lajmëtarë të tjerë qiellorë ua dhanë çelësat e priftërisë atyre në Tempullin e Kirtlandit në Ohajo të SHBA‑së (shihni te Doktrina e Besëlidhje 110:11–16).
Gjëra për t’i menduar
-
Presidenti Dallin H. Ouks shpalli: “Priftëria është një fuqi dhe autoritet hyjnor i mbajtur në mirëbesim, për tʼu përdorur për punën e Perëndisë në dobi të të gjithë fëmijëve të Tij. Priftëria nuk janë ata që janë shuguruar në një detyrë priftërie apo ata që ushtrojnë autoritetin e saj. Burrat që mbajnë priftërinë, nuk janë priftëria. Ndërkohë që nuk duhet t’u referohemi burrave të shuguruar si priftëria, është e përshtatshme t’u referohemi atyre si mbajtës të priftërisë.” Përse është e rëndësishme që ju ta bëni dallimin ndërmjet priftërisë dhe mbajtësve të priftërisë?
Veprimtaria për të mësuar me të tjerët
-
Presidenti Gordon B. Hinkli tha: “Priftëria është këtu. … Ne e njohim, sepse e kemi parë, fuqinë e kësaj priftërie. Ne i kemi parë të sëmurët të shërohen, të çalët të ecin dhe kemi parë ardhjen e dritës dhe të njohurisë e kuptueshmërisë tek ata që kanë qenë në errësirë.” Çfarë provash keni parë se fuqia dhe autoriteti i priftërisë së Perëndisë po veprojnë në Kishën e Jezu Krishtit në kohën tonë?
Mësoni më shumë
-
Alma 13:14–19; Doktrina e Besëlidhje 84:23–26; 107:2–8, 18, 42–52
-
“Kapitulli 8: Priftëria e Përjetshme”, Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2011), f. 105–118
Pjesa 2
Nëpërmjet Besëlidhjeve dhe Ordinancave të Priftërisë Melkizedeke, Ju Mund të Përgatiteni për t’u Kthyer në Praninë e Perëndisë
Presidenti Brigam Jang dha mësim: “Ungjilli dhe Priftëria janë mjetet që [Perëndia] i vë në përdorim për t’i shpëtuar dhe ekzaltuar fëmijët e Tij të bindur për zotërimin me Të të së njëjtës lavdi e fuqi që të kurorëzohen me kurora lavdie, pavdekësie dhe jete të përjetshme”. Nën drejtimin e atyre që mbajnë çelësat e Priftërisë Melkizedeke, ne mund të bëjmë besëlidhje me Perëndinë dhe të marrim ordinanca të shenjta që nevojiten për të marrë jetë të përjetshme.
Gjëra për t’i menduar
-
Kur një burrë merr Priftërinë Melkizedeke dhe shugurohet në një detyrë në priftëri, ai hyn në “betimin dhe besëlidhjen e priftërisë”. Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 84:33–44. Cilat janë gjërat që një mbajtës i priftërisë besëlidh t’i bëjë? Çfarë premtimi hyjnor u bën Perëndia atyre që e marrin dhe e lartësojnë thirrjen e tyre?
Veprimtaria për të mësuar me të tjerët
-
Ftojini anëtarët e grupit tuaj që të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 84:17–22 dhe të diskutojnë atë që Zoti zbuloi rreth priftërisë. Për ta sqaruar kuptimin e fragmentit merrni parasysh të thoni se “mistere[t e] mbretërisë” janë “të vërteta shpirtërore të njohura vetëm nëpërmjet zbulesës” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Mistere të Perëndisë”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Gjithashtu mund të jetë e dobishme që të shpjegoni se fuqia e perëndishmërisë është fuqia e drejtësisë, me anë të së cilës ne arrijmë të njohim Perëndinë dhe të bëhemi si Ai (shihni te Bruce R. McConkie, The Promised Messiah [1978], f. 589). Në çfarë mënyrash mund të na udhëheqin ordinancat e shenjta që të kuptojmë Perëndinë, dhe na përgatitin që të bëhemi më shumë si Ai?
Mësoni më shumë
-
Henri B. Ajring, “Familje që Kanë Bërë Besëlidhje”, Liahona, maj 2012, f. 62–65
-
Kent F. Riçards, “Fuqia e Perëndishmërisë”, Liahona, maj 2016, f. 118–120
-
Xhuli B. Bek, “Një Bollëk Bekimesh”, Liahona, maj 2006, f. 12; Konferenca e Përgjithshme, prill 2006, f. 19–23
-
“Priftëria e Shenjtë – për Bekimin e Fëmijëve të Perëndisë”, Mësimet e Presidentëve të Kishës: Xhorxh Albert Smith (2011), f. 45–54
Pjesa 3
Si Gratë edhe Burrat Shërbejnë në Kishën e Krishtit me Autoritetin dhe Fuqinë e Priftërisë
Perëndia i thërret si gratë ashtu edhe burrat në Kishën e Tij që të ndihmojnë për veprën thelbësore të shpëtimit dhe të ekzaltimit. Ndërkohë që vetëm burrat shugurohen në detyrat e priftërisë, e drejta e përdorimit të autoritetit dhe fuqisë së priftërisë është në dispozicion si të grave ashtu edhe të burrave për t’i ndihmuar që të përmbushin veprën e Perëndisë. Fuqia në priftërinë merret individualisht ndërkohë që anëtarët e Kishës i mbajnë me drejtësi besëlidhjet e tyre me Zotin. Nën drejtimin e dikujt që mban çelësat e priftërisë, individët veçohen në një funksion në thirrjet e Kishës. Nëpërmjet vënies së duarve, ajo ose ai merr autoritetin e priftërisë për të kryer detyra të caktuara. (Shihni te Dallin H. Ouks, “Çelësat dhe Autoriteti i Priftërisë”, Liahona, maj 2014, f. 50–51.)
Gjëra për t’i menduar
-
Presidenti M. Rasëll Ballard dha mësim: “Ati ynë në Qiell është bujar me fuqinë e Tij. Të gjithë burrat dhe të gjitha gratë kanë mundësinë e përdorimit të kësaj fuqie për ndihmë në jetën e tyre. Të gjithë ata që kanë bërë besëlidhje të shenjta me Zotin dhe që i respektojnë ato besëlidhje, kanë të drejtë të marrin zbulesë personale, të bekohen nga shërbesa e engjëjve, të bisedojnë me Perëndinë, të marrin plotësinë e ungjillit dhe, përfundimisht, të bëhen përkrah Jezu Krishtit trashëgimtarë të gjithçkaje që Ati ynë ka.” Përse është e rëndësishme të dalloni që bekimet e shenjta nuk varen nga fakti që një person po shugurohet në një detyrë të priftërisë?
Veprimtaritë për të mësuar me të tjerët
-
Me anëtarët e grupit tuaj lexoni thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson:
“Çdo grua e çdo burrë që bën besëlidhje me Perëndinë dhe i mban ato besëlidhje, dhe që merr pjesë me denjësi në ordinancat e priftërisë, ka të drejtë përdorimi të drejtpërdrejtë të fuqisë së Perëndisë. Ata që e marrin dhurimin në shtëpinë e Zotit, marrin një dhuratë të fuqisë së priftërisë së Perëndisë në saje të besëlidhjes së tyre, së bashku me një dhuratë të njohurisë për të ditur se si të mbështeten tek ajo fuqi.
Qiejt janë thjesht po aq të hapur për gratë që e kanë marrë dhurimin me fuqinë e Perëndisë që rrjedh prej besëlidhjeve të tyre të priftërisë, sa janë të hapur për burrat që mbajnë priftërinë.”
Diskutoni se si kushdo anëtar ose anëtare e denjë e Kishës mund të marrë nga fuqia e Perëndisë.
Mësoni më shumë
-
Rasëll M. Nelson, “Thesaret Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2019, f. 76–79
-
Dallin H. Ouks, “Çelësat dhe Autoriteti i Priftërisë”, Liahona, maj 2014, f. 49–52
-
Xhin B. Bingham, “Të Bashkuar në Përmbushjen e Punës së Perëndisë”, Liahona, maj 2020, f. 60–63