“Jezu Krishti Jeton”, Miku, mars 2024, f. 2–3.
Nga Presidenca e Parë
Jezu Krishti Jeton
Përshtatur nga biseda “Të Keni Shpirtin e Tij me Ju”, Liahona, maj 2018, f. 86–89; dhe “Ai Është Ngritur”, Liahona, prill 2013, f. 4–5.
Kjo kohë e vitit na ndihmon të kujtojmë flijimin e Shpëtimtarit dhe ngritjen e Tij nga varri.
Dikur qëndrova me gruan time jashtë një varri në Jerusalem. Brenda, pamë një stol guri të mbështetur te një mur.
Por në mendjen time erdhi një figurë tjetër. Mendova për Marien pranë varrit të zbrazët. Ajo po qante sepse Shpëtimtari kishte vdekur. Ajo nuk e dinte se ku qe trupi i Tij.
Pastaj “ajo u suall prapa dhe pa Jezusin, që qëndronte në këmbë; por ajo nuk e dinte se ishte Jezusi” (Gjoni 20:14). Maria mendoi se Ai ishte kopshtari.
“Jezusi i tha: ‘Mari!’” (Gjoni 20:16). Tani Maria e njohu Atë. Ajo e dinte se Ai ishte ringjallur.
Për shkak se Jezu Krishti e mposhti vdekjen, të gjithë fëmijët e Atit Qiellor do të ringjallen në një trup që nuk do të vdesë kurrë.
E falënderoj Atin tonë Qiellor për dhuratën e Birit të Tij të Dashur. Jam mirënjohës të di se Ai shleu për mëkatet tona dhe u ngrit sërish në Ringjallje. Dëshmoj se Jezusi është Krishti i ringjallur, Shpëtimtari ynë dhe shembulli ynë i përsosur.
Rrota e Historisë së Pashkës
Priti rrathët dhe vëre rrethin e parë mbi rrethin tjetër. Hap një vrimë në mes dhe mbërtheji bashkë me një gjilpërë me kokë ose mbërtheckë metalike. Pastaj rrotulloje rrethin e sipërm për të treguar historinë e Pashkës.
Historia e Pashkës
-
Jezusi erdhi në Jerusalem të Dielën e Palmave (shih te Marku 11:7–11).
-
Jezusi u dha sakramentin dishepujve të Tij (shih te Mateu 26:26–28).
-
Jezusi u lut në Kopshtin e Gjetsemanit (shih te Marku 14:32–36).
-
Jezusi vdiq për ne në kryq (shih te Lluka 23:46).
-
Trupi i Tij qëndroi në një varr për tri ditë (shih te Mateu 27:59–64).
-
Jezusi jetoi sërish. Dhe Ai jeton sot. (Shih te Mateu 28:6–9.)