Miku
Kush Është Isaia?
Mars 2024


“Kush Është Isaia?”, Miku, mars 2024, f. 24–25.

Mëso rreth Librit të Mormonit

Kush Është Isaia?

Në Librin e Mormonit, ne lexojmë fjalët e një njeriu të quajtur Isaia. Isaia ishte një profet i Dhiatës së Vjetër. Ai jetoi shumë kohë përpara se të lindte Jezu Krishti.

Pamja
tekst alt

Isaia dha mësim rreth jetës së Jezu Krishtit. Ai tha se Jezusi do t’i sillte paqe botës. Ai dha mësim se Jezusi do të vdiste, do të ringjallej dhe do të rikthehej në tokë një ditë.

Pamja
tekst alt

Qindra vjet më vonë, Nefi i shkroi fjalët e Isaias në Librin e Mormonit për të na mësuar rreth Jezu Krishtit. Kur Jezusi i vizitoi nefitët, Ai përmendi fjalët e Isaias. Ai na kërkoi që t’i studiojmë ato. Kur ne i studiojmë fjalët e Isaias, ne mund ta ndiejmë dashurinë e Shpëtimtarit dhe të vijmë më afër Tij.

Sfida me Shkrimet e Shenjta

  • Lexo te 2 Nefi 19:6. Sa emra i referohen Jezusit në këtë varg?

  • Çfarë kafshe u shfaq për të treguar se Fryma e Shenjtë ishte në pagëzimin e Shpëtimtarit? E dhënë ndihmëse: 2 Nefi 31:8

  • Kush do të ringjallet? E dhënë ndihmëse: Alma 11:44

Unë Mund ta Lexoj Librin e Mormonit!

Pasi të lexosh, ngjyrose një pjesë të figurës. Mund t’i lexosh këto shkrime të shenjta që shkojnë me pjesën e leximit të çdo jave nga programi Eja, Më Ndiq:

Pamja
Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Ben Simonsen

Shtyp në Letër