Miku
Çfarë Ke në Mendje?
Mars 2024


“Çfarë Ke në Mendje?”, Miku, mars 2024, f. 38.

Pjesa e Fëmijëve më të Mëdhenj

Çfarë Ke në Mendje?

Pse ka kaq shumë rëndësi ajo që shoh ose dëgjoj? Nuk po lëndon askënd.

– I Padëmshmi në Helsinki

Historia në formatin PDF

Ilustrimi nga Shawna J. C. Tenney

I dashur i Padëmshëm,

Çdo gjë që ti sheh ose dëgjon ndikon te mënyra se si ti mendon, ndien dhe vepron. Dhe kjo ndikon te personi që do të bëhesh.

Për t’u bërë sa më i mirë, shiko dhe dëgjo gjërat më të mira. Ne na mësohet të kërkojmë gjërat që janë “të virtytshme, të dashur[a] ose me famë të mirë apo të denj[a] për t’u lavdëruar” (Nenet e Besimit 1:13). Dhe ne mund ta dimë se diçka është e mirë nëse na shtyn të duam të bëjmë mirë dhe “të beso[jmë] në Krisht” (Moroni 7:16). Ajo që ti sheh dhe dëgjon ka kaq shumë rëndësi sepse ti ke kaq shumë vlerë.

Me dashuri,

Miku

Lista e Kontrollit për Mediat e Mira

Përdore këtë listë kontrolli për t’u siguruar që t’i tregosh trurit tënd të shkëlqyer vetëm media të shkëlqyera!

  • Është lartësuese dhe më ndihmon të ndihem mirë brenda vetes.

  • Më mëson gjëra të mira.

  • Më ndihmon të dua që t’u bindem urdhërimeve të Perëndisë.

  • Më frymëzon të bëj gjëra të mira.

  • Tregon respekt dhe përputhet me standardet e familjes sime.