Miku
Përshëndetje nga Papua Guinea e Re!
Mars 2024


“Përshëndetje nga Papua Guinea e Re!”, Miku, mars 2024, f. 8–9.

Përshëndetje nga Papua Guinea e Re!

Mëso rreth fëmijëve të Atit Qiellor kudo nëpër botë.

Papua Guinea e Re është një vend ishullor në Oqeanin Paqësor. Ai mbulon një të dytën e ishullit të Gunesë së Re. Atje jetojnë më shumë se 8 milionë njerëz!

Gjuhët

alt text

Papua Guinea e Re ka më shumë gjuhë sesa çdo vend në botë, rreth 840 gjuhë!

Godinat Kishtare

alt text

Në Papua Guinenë e Re ndodhin shpesh përmbytje. Ndaj ndërtesat e kishës atje janë të ndërtuara mbi këmbalecë. Kur vjen një përmbytje, anëtarët mund të vozisin me kanoet e tyre deri te dera.

Zogjtë e Xhunglës

alt text

Zogjtë e parajsës janë zogj të ndrojtur të xhunglës. Zogjtë meshkuj kanë krahë shumë të bukur dhe shumëngjyrësh. Një zog i llojit “paradisaea raggiana” është i paraqitur në flamurin e vendit.

[Festimet] “Sing‑Sings”

alt text

Fiset në Papua Guinenë e Re mblidhen për të kënduar, vallëzuar, për të ndarë traditat dhe për të zënë miqësi. Më shumë se 100 fise i bashkohen [festimit] më të madh “sing‑sing” çdo vit!

Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Zhen Liu