Miku
Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë
Mars 2024


Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë”, Miku, mars 2024, f. 28–29.

Eja, Më NdiqVeprimtaritë

Për mbrëmjen e shtëpisë ose studimin e shkrimeve të shenjta – ose thjesht për argëtim!

26 Shkurt – 3 Mars

Tempujt prej Letre

Për kapitujt te 2 Nefi 11–19

alt text

Isaia dha mësim se tempujt janë vende të veçanta ku ne mësojmë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit (shih te 2 Nefi 12:3). Bëj tempullin tënd! Palose një copë letre në tre pjesë. Prite njërin skaj në formë trekëndore. Hape letrën dhe vizatoje veten në mes.

4–10 Mars

Dëshmi me anë të Këndimit

Për kapitujt te 2 Nefi 20–25

alt text

Isaia dha dëshminë e tij për Jezu Krishtin. Ai tha se Jezusi ishte forca e tij dhe kënga e tij (shih te 2 Nefi 22:2). Çfarë këngësh rreth Jezusit pëlqen ti? Flit rreth asaj se pse të pëlqejnë ato. Pastaj këndojini së bashku!

11–17 Mars

Koha e Tregimit të Historive – Rresht pas Rreshti

Për kapitujt te 2 Nefi 26–30

alt text

Ati Qiellor na ndihmon të mësojmë “rresht pas rreshti” ose pak e nga pak (2 Nefi 28:30). Së bashku, tregoni një histori të parapëlqyer nga shkrimet e shenjta rresht pas rreshti! Gjithsecili të thotë me radhë një fjali nga historia derisa historia të mbarojë.

18–24 Mars

Hapat për të Ndjekur Jezusin

Për kapitujt te 2 Nefi 31–33

alt text

Nefi dha mësim se ne e ndjekim Jezu Krishtin kur kemi besim tek Ai, pendohemi, pagëzohemi, e marrim dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe durojmë deri në fund (shih te 2 Nefi 31). Shkruajeni secilin hap nëpër nga një copë të ndryshme letre, pastaj shpërndajini ato në dysheme. Një person i mbyll sytë dhe numëron deri në 10 ndërkohë që gjithë të tjerët qëndrojnë sipër një letre. Personi që numëroi, pastaj thotë njërin nga hapat për të ndjekur Jezusin. Personi në atë letër ka radhën për numërimin.

25–31 Mars

Zambakët e Pashkës

Për Pashkën

alt text

Për shkak të Jezu Krishtit, ne do të jetojmë sërish pasi të vdesim (shih tek Alma 40:22–25). Bëj punimin artistik me zambakët e Pashkës në faqen 17. Vëri zambakët aty ku mund t’i shohë familja jote për t’ju ndihmuar që ta kujtoni Shpëtimtarin këtë javë.

Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Katy Dockrill