Miku
Jakobi dhe Nefi e Panë Jezusin
Mars 2024


“Jakobi dhe Nefi e Panë Jezusin”, Miku, mars 2024, f. 26–27.

Histori nga Shkrimet e Shenjta

Jakobi dhe Nefi e Panë Jezusin

tekst alt

Ilustrimet nga Andrew Bosley

tekst alt

Jakobi ishte vëllai më i vogël i Nefit. Ai lindi pasi familja e tyre u largua nga Jerusalemi. Jakobi erdhi në tokën e premtuar kur ishte fëmijë.

tekst alt
tekst alt

Edhe Jakobi, edhe Nefi e panë Jezu Krishtin. Ata i ndanë dëshmitë e tyre me familjet e tyre për t’i ndihmuar ata që të mësonin rreth Jezusit.

tekst alt
tekst alt

Ata treguan fjalët e profetit Isaia gjithashtu. Isaia gjithashtu e kishte parë Jezusin dhe shkroi rreth Tij në shkrimet e shenjta. Jakobi dhe Nefi i përdorën fjalët e Isaias nga shkrimet e shenjta për t’u dhënë mësim familjeve të tyre rreth Jezusit.

tekst alt

Ata dhanë mësim se Jezusi do të vinte në tokë. Ai do të vdiste dhe do të jetonte sërish. Ata e dhanë dëshminë e tyre për Jezu Krishtin në mënyrë që familjet e tyre ta prisnin me padurim ardhjen e Tij.