“Një Bashkëbisedim me Uillin rreth Ndihmës ndaj Refugjatëve”, Miku, mars 2024, f. 40–41.
Një Bashkëbisedim me Uillin rreth Ndihmës ndaj Refugjatëve
Uilli është nga Pensilvania në SHBA. Ne i bëmë atij disa pyetje rreth një projekti që ai bëri për të ndihmuar të tjerët.
Na trego rreth vetes tënde.
Tani jam 11 vjeç. Më pëlqen të luaj futboll dhe lakros, të pjek biskota, të notoj, të bëj ski dhe të rri mbi patina. I bie pianos dhe violinës gjithashtu. Ngjyra ime e parapëlqyer është bluja e thellë dhe ushqimi im i parapëlqyer janë vezët (të fërguara, të skuqura, të ziera shumë – më pëlqejnë të gjitha!). Kur të rritem, dua të bëhem doktor si babi im.
Çfarë ta nxiti idenë për të ndihmuar?
Dëgjova se shumë familje nga një vend tjetër po arratiseshin për sigurinë e tyre fizike. Disa prej tyre po shpërnguleshin në një zonë afër. Menjëherë mendova: “Si mund t’i ndihmoj ata?”
Bëra një lutje për të ditur se si mund të ndihmoja. Pastaj mami im mori një mesazh me postë elektronike nga Shoqata e Ndihmës në kunj. Ato po u kërkonin njerëzve të dhuronin artikuj për t’ua dhënë familjeve refugjate. E dija se lutja ime mori përgjigje!
Si ndihmove ti?
Më pëlqen të pjek gjëra në furrë (specialiteti im janë biskotat), ndaj vendosa t’i shisja bisktotat për të fituar para për këto familje. Bëra fletushka dhe lëviza me patinat e mia rreth e rrotull lagjes sime të banimit për t’i shpërndarë ato. Edhe qenushja ime, Koko, erdhi me mua.
Shumë prej fqinjëve të mi ishin të emocionuar t’i blinin biskotat e mi. Me paratë që fitova, bleva tenxhere dhe tiganë për t’i dhuruar.
Si u ndjeve?
U ndjeva mirë duke e ditur se këto familje do të ishin në gjendje të gatuanin duke përdorur tiganët e tenxheret. Vetëm mundem ta përfytyroj se sa ngushëllues mund të shijojë një vakt i gatuar në shtëpi kur je në një vend të ri.
Në Fillore mësova që: “Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj” (Mosia 2:17). E ndjeva dashurinë e Atit Qiellor për mua dhe njerëzit që po shpërnguleshin në zonën time.
Çfarë këshille do t’i jepje dikujt që dëshiron të ndihmojë?
Kërkoni mënyra për të shërbyer në lagjen ose kunjin tuaj. Mund të ndihmoni edhe në një strehë vendore në zonën tuaj. Kudo ka mënyra për të ndihmuar!