“Një Shembull i Mirë”, Miku, mars 2024, f. 32.
Miku Mikut
Një Shembull i Mirë
Nga një intervistë me Hejli Jancin.
Nuk isha anëtar i Kishës kur isha fëmijë. Dhe nuk ndodhi derisa isha në moshë madhore dhe biznesmen, që u pagëzova.
Edhe im atë ishte biznesmen. Ai qe shumë i shqetësuar kur u bashkova me Kishën. Ai tha: “Ti nuk pi më alkool. Do ta kesh të vështirë nëpër mbledhje ku të gjithë janë duke pirë bashkë.”
Por nuk isha i shqetësuar. Vendosa që kur dikush të më ofronte alkool, do të thosha: “Jo, faleminderit”. Pastaj do të porositja diçka tjetër.
Vitet kaluan dhe këtë gjë e bëra shumë herë. Pas disa kohësh, kolegët e mi e vunë re. Po të më ofrohej alkool, ata do të thoshin: “Matiasi nuk pi. Sillini diçka tjetër.” Gjithnjë e më shumë prej tyre filluan të mos porositnin më alkool. “As unë nuk dua të marr”, – thoshin ata.
Një herë, erdhën disa vizitorë në një mbledhje. Ata ishin të vetmit që po pinin alkool.
Ata më pyetën: “Përse nuk po pi askush alkool? Të gjithë anëtarë të kishës tënde janë këta?”
“Jo”, – i thashë unë.
Nuk u predikova kolegëve të mi rreth Fjalës së Urtësisë. Isha thjesht i patundur në bindjet e mia dhe ata e vunë re shembullin tim.
Edhe ti mund të jesh një shembull i mirë. Të tjerët do ta vënë re kur ti zgjedh të drejtën. Ti mund t’i ndihmosh ata thjesht duke e jetuar ungjillin.