Miku
Punim Artistik: Zambaku i Pashkës
Mars 2024


“Punim Artistik: Zambaku i Pashkës”, Miku, mars 2024, f. 17.

Gjëra Argëtuese

Punim Artistik: Zambaku i Pashkës

Zambakët e Pashkës mund të na ndihmojnë që të kujtojmë Ringjalljen e Jezu Krishtit. Zhardhokët e zambakut rriten nën tokë për një kohë të gjatë përpara se të lulëzojnë në pranverë. Pasi Jezusi vdiq, trupi i Tij u vendos në një varr. Por pas tri ditësh, Ai jetoi sërish!

Bëj zambakët e tu të Pashkës duke ndjekur këto hapa.

  1. Skico formën e dorës tënde në një fletë letre dhe prite atë.

  2. Mbështille në një formë konike dhe ngjite që të rrijë e mbyllur. Lër në fund të saj një vrimë të vogël.

  3. Përdridhe secilin gisht rrotull një lapsi.

  4. Vendos një shkop tejpërtej vrimës te lulja për të bërë kërcellin. Ngjite lulen te shkopi. Me dëshirë: Ngjyrose pjesën e sipërme të shkopit me ngjyrë të verdhë dhe pjesën e poshtme me të gjelbër. Shto gjethe prej letre.

Historia në formatin PDF

Punimi artistik nga Anna Oldroyd