“Ndjekja e Jezusit së Bashku”, Miku, mars 2024, f. 20–21.
Ndjekja e Jezusit së Bashku
Fëmijët e fillores në Shefa, Vanuatu, mësuan rreth historisë së tyre familjare. Ata bënë afishe të pemëve të tyre familjare dhe treguan atë që mësuan në një aktivitet të Fillores.
“Kopshti i Gjetsemanit”, Miçëll H., 10 vjeç, Arizona, SHBA
“Ai Nuk Është Këtu, Ai u Ringjall”, Rejçëll O., 7 vjeçe, Arkansas, SHBA
Klara dhe Brajtën S., të moshave 5 dhe 7 vjeç, Bavari, Gjermani
Adelin B., 12 vjeçe, Teksas, SHBA
Na pëlqen shumë që të ngjyrosim vezë dhe të bëjmë një gjueti vezësh për Pashkën. Ka gjithmonë një vezë plastike që është e zbrazët. Ajo na kujton varrin e zbrazët pasi Jezusi u ringjall!
Eli W., 6 vjeç, Kaliforni, SHBA
Mëngjesin e Pashkës, ne shkojmë në kishë dhe kthehemi në shtëpi për të mësuar më shumë rreth Shpëtimtarit tonë. Kemi 12 vezë Pashke që përfaqësojnë gjërat që bëri Ai. Veza e fundit është gjithmonë e zbrazët ngaqë përfaqëson atë që Jezusi është ringjallur!
Skarlet A., 10 vjeçe, Nju-Meksiko, SHBA
E di se Ati Qiellor na do dhe na dha Birin e Tij për të na shpëtuar. Më pëlqen shumë të shkoj në kishë me familjen time dhe të takoj miqtë e mi në Fillore. I dua shumë mësuesit e mi të Fillores ngaqë ata këndojnë me ne në klasë!
Melani C., 6 vjeçe, Blantir, Malaui
Kam luajtur në piano që kur isha pesë vjeç dhe ushtrohem shumë. Ndihem i lumtur kur luaj në piano. Më pëlqen shumë të luaj për miqtë e mi në pagëzimin e tyre.
Xhulian G., 7 vjeç, Maule, Kili
Kam mësuar Nenet e Besimit për t’u përgatitur për pagëzimin tim. Prindërit e mi më ndihmuan të mësoj rreth besëlidhjeve që do të bëja në pagëzimin tim.
Logan M., 9 vjeç, Koahuila, Meksikë
Familja ime shpërngulet shumë shpesh. Kam mësuar se si të zë miq të rinj në vende të reja. I pyes njerëzit a mund të ulem me ta për drekë. Zë miq kur u bëj pyetje dhe flas me të tjerët.
Eni W., 11 vjeçe, Guvernatura e Kryeqytetit, Bahrejn