“Çfarë Është Pashka?”, Miku, mars 2024, f. 46–47.
Bazat e Ungjillit
Çfarë Është Pashka?
Pashka është një kohë e veçantë për të menduar për Jezu Krishtin.
Për Pashkë, ne kujtojmë se Jezusi e di se si ndihemi ne. Ai ndjeu dhembjen dhe trishtimin tonë.
Jezusi vdiq në kryq ngaqë Ai na do. Trupin e Tij e vunë në një varr.
Pas tri ditësh, varri ishte i zbrazët. Jezusi jetoi sërish! Ne e quajmë këtë Ringjallje.
Për shkak të Jezusit, ne të gjithë do të jetojmë përsëri pasi të vdesim. Mund të ndiejmë dashuri nga Ati Qiellor dhe Jezusi çdo ditë, jo vetëm në kohën e Pashkës!