“Ndjekja e Jezusit në Papua Guinenë e Re”, Miku, mars 2024, f. 6–7.
Ndjekja e Jezusit në Papua Guinenë e Re
Rreth Eruinit
Mosha: 7 vjeç
Nga: Provinca Qendrore, Papua Guinea e Re
Gjuhët: anglisht dhe tok‑pisinisht
Synimet: 1) Të ngasë një avion. 2) Të jetë misionar.
Hobitë: Vallëzimi dhe peshkimi
Familja: Mami, babi, tre vëllezër më të mëdhenj dhe një motër më e madhe
Si e Ndjek Eruini Jezusin
Eruini e ndjek Jezusin duke ndihmuar të moshuarit në qytetin e tij. Ai ndihmon duke u pastruar kopshtet dhe duke u çuar atyre ushqim. “Jam i lumtur kur i ndihmoj ata. Dua të ndihmoj më shumë”, – thotë ai.
Eruini e ndjek gjithashtu Jezusin duke iu lutur Atit Qiellor. “Kur lutem, ndiej se Perëndia është me mua”, – thotë ai.
Eruini u lut për t’i kërkuar Atit Qiellor që ta ndihmonte familjen e tij të ishte bashkë përgjithmonë. Eruini dhe familja e tij shkuan në tempullin në Tonga për t’u vulosur si familje. Ai thotë: “E ndjeva Shpirtin brenda tempullit. Atje kishte shumë paqe dhe qetësi.”
Gjërat e Parapëlqyera të Eruinit
Historia te Libri i Mormonit: Kur Nefi ndërtoi një anije (shih te 1 Nefi 17–18)
Tradita familjare: Mbledhja e gjithë familjarëve në fshat për të ngrënë së bashku
Fruta: Mollët
Ngjyra: E kuqe
Kënga e Fillores: “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 2–3)