“Më Shumë Kohë me Maksin”, Miku, mars 2024, f. 42.
Shkruar nga Ti
Më Shumë Kohë me Maksin
Një herë shkova për kamping në plazh me familjen time, disa miq dhe qenin tim, Maksin. Notuam dhe luajtëm gjithë ditën. Pastaj, kur u errësua pamë fishekzjarre. Të gjithë kaluam një kohë fantastike.
Kur fishekzjarret mbaruan, unë po kërkoja Maksin. Por kishte ikur! Më zuri paniku dhe fillova të bërtisja se Maksi nuk ishte aty. Me lotët që më rridhnin në fytyrë, të gjithë e kërkuam nëpër pyll. Ndjeva një zë të vogël që më thoshte të lutesha, ndaj e bëra. Por i gjithë trupi më ishte lëshuar fare, dhe isha e frikësuar për Maksin.
Nuk e gjetëm, ndaj u ngjitëm sërish për te çadra jonë e kampingut. Në mendje vazhdoja të lutesha, por fillova ta humbisja shpresën. Qava aq sa më zuri gjumi.
Disa orë më vonë, prindërit e mi më tundën që të zgjohesha. Maksi ishte ulur pranë meje! Prindërit e mi e kishin dëgjuar zhurmën e ziles së Maksit që tringëllonte jashtë çadrës sonë. E shtrëngova fort dhe falënderova Perëndinë në heshtje që iu përgjigj lutjeve të mia.
Tri vjet më vonë, Maksi lëndoi kurrizin e tij dhe kishte shumë dhembje. Ai nuk mund të shërohej, ndaj duhet t’i thoshim lamtumirë. Ati Qiellor më ngushëlloi dhe më dha paqe. Fryma e Shenjtë më kujtoi se gati sa nuk e humbëm Maksin tre vjet më parë, por Perëndia na ndihmoi ta gjenim. Jam mirënjohëse që Ai na dha më shumë kohë për ta dashur Maksin.
E di se Perëndia u përgjigjet lutjeve dhe jep ngushëllim në sprova. Shlyerja e Jezu Krishtit është për çdo njeri. Jam shumë mirënjohëse për atë që kanë bërë Jezu Krishti dhe Ati Qiellor për familjen time dhe për mua.