Konferenca e Përgjithshme
Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm
konferenca e përgjithshme e prillit 2024


8:44

Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm

Vëllezër dhe motra, tani do të jetë privilegji im të paraqit Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm të Kishës për votën tuaj mbështetëse.

Ju lutemi ta shprehni përkrahjen tuaj në mënyrën e zakonshme. Nëse ka persona që e kundërshtojnë ndonjërin prej propozimeve, u kërkojmë të vihen në kontakt me presidentin e tyre të kunjit.

Propozohet që ne të mbështetim Rasëll Marion Nelsonin si profet, shikues e zbulues dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Dallin Harris Ouksin si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë dhe Henri Benion Ajringun si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.

Propozohet që ne të mbështetim Dallin H. Ouksin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe Xhefri R. Hollandin si President Veprues të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë.

Ndonjë kundër mund ta shfaqë.

Propozohet që ne të mbështetim sa vijojnë si anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: Xhefri R. Holland, Diter F. Uhtdorf, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson, Dejll G. Renland, Gerit W. Gong, Ulises Soares dhe Patrik Kirën.

Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë kundër mund ta bëjë të ditur po ashtu.

Propozohet që ne t’i mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Kundër, në qoftë se ka ndonjë, me të njëjtën shenjë.

Autoritetet e Përgjithshme në vijim do të lirohen nga detyrat e tyre dhe do t’u jepet statusi i nderit, duke hyrë në fuqi më 1 gusht 2024: Pleqtë Jan S. Ardern, Shejn M. Bouen, Pol V. Xhonson, S. Giford Nilsen, Brent H. Nilson, Adrian Oçoa, Geri B. Sebin dhe Ivan A. Shmuc.

Ata që dëshirojnë të shprehin mirënjohje ndaj këtyre vëllezërve si dhe bashkëshorteve të tyre për vitet e shërbimit të tyre të përkushtuar anembanë Kishës, mund ta bëjnë këtë duke ngritur dorën.

Ne gjithashtu lirojmë nga thirrja Plakun Karlos A. Godoi nga shërbimi si anëtar i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, duke hyrë në fuqi më 1 gusht 2024.

Ata që dëshirojnë t’i shprehin vlerësim Plakut Godoi për shërbimin e tij të përkushtuar në këtë përgjegjësi, mund ta tregojnë atë.

Ne vëmë në dukje me mirënjohje Të Shtatëdhjetët Zonalë që do ta përfundojnë shërbimin e tyre dhe emrat e të cilëve mund të gjenden në këndin e internetit të Kishës.

Ata që dëshirojnë të bashkohen për t’u shprehur vlerësim këtyre vëllezërve dhe familjeve të tyre për vitet e shërbimit të tyre vetëmohues, mund ta shfaqin atë.

I japim lirimin nga thirrja Presidencës së Përgjithshme të Shkollës të së Dielës, duke hyrë në fuqi më 1 gusht 2024, si vijon: Mark L. Pejsit si President, Milton Kamargos si Këshilltar i Parë dhe Xhen E. Njumanit si Këshilltar i Dytë.

Të gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen për t’u shprehur vlerësimin këtyre vëllezërve për shërbimin e tyre të përkushtuar, mund ta shfaqin atë.

Propozohet që ne t’i mbështetim sa vijojnë si anëtarë të Presidencës së Të Shtatëdhjetëve: Plakun Markus B. Nash, i cili e filloi shërbimin e tij në janar 2024, dhe Pleqtë Majkëll T. Ringud, Arnulfo Valensuela dhe Eduard Dube, të cilët do ta fillojnë shërbimin e tyre më 1 gusht 2024.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ndonjë kundër mund ta shfaqë.

Propozohet që t’i mbështetim sa vijojnë si Autoritete të Përgjithshme Të Shtatëdhjetë: Dejvid L. Bakner, Gregorio E. Kasijas, Aroldo B. Kavalkante, I. Rejmond Egbo, D. Martin Guri, Karl D. Hirst, Kristofer H. Kim, Sandino Roman, Stiven D. Shamuei, Majkëll B. Strong dhe Serhio R. Vargas.

Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ata që janë kundër, me të njëjtën shenjë.

Vëmë në dukje se 64 Të Shtatëdhjetë Zonalë të rinj u mbështetën gjatë mbledhjeve të konferencës së përgjithshme për udhëheqjen të enjten, më 4 prill, dhe pastaj u njoftuan në këndin e internetit të Kishës. Ju ftojmë t’i mbështetni këta vëllezër në detyrat e tyre të reja.

Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.

Ndonjë kundër me të njëjtën shenjë.

Propozohet që t’i mbështetim sa vijojnë si Presidencë e re e Përgjithshme e Shkollës të së Dielës, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht 2024: Pol V. Xhonson si President, Çad H Ueb si Këshilltar i Parë dhe Gabriel W. Rid si Këshilltar i Dytë.

Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.

Ndonjë kundër mund ta tregojë po ashtu.

Vëmë në dukje se Vëllai Rid po shërben aktualisht si presidenti i Misionit të Australisë, Sidnei dhe si rrjedhim nuk është në Solt‑Lejk‑Siti për konferencën.

Propozohet që t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm me përbërjen e tyre të tanishme.

Ata që janë dakord, mund ta tregojnë këtë me dorën të ngritur lart.

Ata që janë kundër, nëse ka.

Ju faleminderit, vëllezër dhe motra, për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqjes së Kishës.

Ndryshimet tek Të Shtatëdhjetët Zonalë

Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim u mbështetën gjatë një sesioni të udhëheqjes të zhvilluar si pjesë e konferencës së përgjithshme:

Daniel A. Ebeo, Maurisio A. Arauho, Rendi T. Ostin, Mishel D. Avenjon, Filip J. Barton, Bredli S. Beitmen, Eber Antonio Bek, Erik D. Bednar, Xhared Blek, Brajën G. Borela, Zheme A. Bravo, Huan G. Kardenas, Sanço N. Çuku, Mark J Klaf, Danilo F. Kostales, Daniel A. Kruzado, Gregorio Davalos, Hulio N. Del Sero, Rajën E. Dobs, Stivën W. Dajër, Brik V. Ejre, Deni Fa‘alogo, Timothi L. Farnes, Martin P. Fernandez, Luis A. Ferrico, Angel J. Gomez, Xhorxhi E. Guidi, Shinjiro Hara, Daniel L. Harris, Tod D. Heini, Tomas Hengst, Xhon R. Higins, Nills O. Xhensen, Fricner A. Jozef, Kioni Kasongo, Xhon S. K. Kaui III, Den Kauashima, J. Xhozef Kiehl, Karl F. Kraus, Jeu Mun Kuan, Uo Çeol Li, Uai Hung Mak, Dejvid R. Mariot, Injatius Maziofa, Derek B. Miller, Albert Mutarisua, Marvin I. Palomo, Kjung Jeol Park, Domingo J. Peres, Oscar A. Peres, Raul Peres, Gejl L. Pollok, Pierr Portes, Marko A. Kuezada, Stiven T. Rokud, Gijermo Rohas, Kgomotso T. Sehloho, Sandro Aleks Silva, Jusuan Tandimen, Asukuo E. Udobong, Duein J. Van Herden, Shih Ning (Stiv) Jang, Huan F. Zorrila, Leopoldo Zuniga.

Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim do të lirohen nga thirrja më 1 gusht 2024 ose përpara kësaj date:

Solomon I. Aliçe, Gijermo A. Alvarez, Derën R. Barnei, Hulius F. Barrientos, Xhejms H. Beker, Dejvid L. Bakner, Glen Burges, Markos Kabral, Gregorio E. Kasijas, Danstan G. B. T. Çadambuka, Alan C. K. Çoung, Pol N. Klejton, Mihael Cizla, Hiroiuki Domon, Mernard P. Donato, I. Rejmond Egbo, Zakari F. Evans, Sapele Fa’alogo i Riu, Saulo G. Franko, Dejvid L. Frishkneht, Xhon J. Gajego, Efrain R. Garsia, Robert Gordon, Mark A. Gotfredson, D. Martin Guri, Majkëll J. Hes, Banu K. Hiranandani, Riçard S. Hakins, Tito Ibanjez, Eustash Ilunga, Akinori Ito, Entëni M. Kaku, Kristofer H. Kim, H. Moroni Klajn, Stefën Çi Kong Lai, V. Daniel Lataro, Tabo Lebethoa, Tarmo Lep, Ickoatl Lozano, Kevin Lithgo, Klement M. Matsuagothata, Edgar P. Montes, Luiz C. D. Keiroz, Ifano Rasolondraibe, Eduardo D. Resek, Tomas G. Roman, Ramon E. Sarmiento, Stiven D. Shamuei, Luis Spina, Jared W. Stoun, Majkëll B. Strong, Xharot Subiantoro, Karlos G. Sufert, Voi R. Taeoali, Karim Del Vaje, Serhio R. Vargas, Helmut Vondra.