Të Dashur Prindër,
Nga fillimi i pranverës së vitit 1820, Jozef Smithi iu lut dhe i pa Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Kjo revistë flet për atë periudhë të veçantë. Këtu janë disa faqe për t’i shqyrtuar:
-
Një tregim me figura tregon se si Kisha e Rivendosur është pjesë e planit të Perëndisë (M4–10).
-
Presidenti Nelson tregon se si mund të ndihmojmë për Rivendosjen (M2).
-
Një këngë e re na mëson për Vegimin e Parë (M16–17).
-
Një tregim na mëson se si Rivendosja mund t’i bekojë familjet tona (M20–21).
A nuk është e mrekullueshme që ne mund t’i përkasim Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme? Le t’ia tregojmë botës lajmet e mira për Jezusin dhe Kishën e Tij!
Gëzuar Pashkën!
Miku