Konferenca e Përgjithshme NDËR VITE
Tani, në vitin e saj të 190‑të, konferenca e përgjithshme është një traditë e kahershme në çdo prill dhe tetor, por ka pasur disa ndryshime interesante gjatë viteve:
-
1830
Dy muaj pasi u organizua Kisha, Jozef Smithi kryesoi në konferencën e parë të përgjithshme në Fajet të Nju‑Jorkut. Morën pjesë rreth 30 anëtarë dhe disa njerëz të tjerë.
-
1850
Gazeta Deseret News botoi raportin e parë të plotë të konferencës ngaqë një gazetar në moshë të re, Xhorxh D. Uati, qe në gjendje t’i mbante shënim bisedat me stenografi.
-
1867
Konferenca e përgjithshme zgjati katër ditë në vend të tri ditëve të zakonshme, sepse bashkësia votoi që të zgjaste një ditë më shumë.
-
1924
Për herë të parë u përdorën mikrofona te foltorja në Tabernakull. Më parë, folësit duhej të mbështeteshin te forca e zërit të tyre që të dëgjoheshin.
-
1949
Duke përdorur kamera në Tabernakull, konferenca u transmetua për herë të parë në televizion.
-
1962
Bisedat u interpretuan në gjuhë të tjera – gjermanisht, holandisht e spanjisht – për herë të parë në Tabernakull. Tani bisedat interpretohen në mbi 90 gjuhë!
-
1967
Konferenca e përgjithshme u transmetua në TV me ngjyra. Burrat e Korit të Tabernakullit ishin të veshur me xhaketa blu të çelët dhe gratë ishin të veshura me bluza portokalli të çelur.
-
1977
Duke ndryshuar nga tri ditë dhe gjashtë sesione të përgjithshme, konferenca zgjati dy ditë dhe përfshiu pesë sesione të përgjithshme.
-
2000
Në Qendrën e re të Konferencave në Solt-Lejk-Siti, që nxë 21 000 njerëz, u mbajt konferenca e parë e përgjithshme [për këtë qendër].