Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit
Përse na Fton Mbreti Beniamin që të Bëhemi si Fëmijë?
13–19 Prill Mosia 1–3
A e keni ndier ndonjëherë zemrën tuaj të zbutet teksa keni vëzhguar një fëmijë? Fëmijët shpesh flasin nga zemra dhe shprehin dashuri e thënie të thjeshta besimi. Shpëtimtari dha mësim: “Kush, pra, do të përulet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve” (Mateu 18:4).
Kjo mund të jetë një arsye përse mbreti Beniamin i kërkoi popullit të tij që të zhvishte njeriun e natyrshëm dhe të bëhej si fëmijë (shih Mosia 3:19).
Në ç’mënyrë bëhemi ne si fëmijët? Referojuni vargut te Mosia 3:19 që të plotësoni hapësirat bosh me fjalët që përdori mbreti Beniamin për të përshkruar një njeri të ngjashëm me një fëmijë.
1.___________________________
2.___________________________
3.___________________________
4.___________________________
5.___________________________
6.___________________________