2020
Çfarë do të Thotë ta Kemi Emrin e Krishtit të Shkruar në Zemrat Tona?
Prill 2020


Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit

Çfarë do të Thotë ta Kemi Emrin e Krishtit të Shkruar në Zemrat Tona?

20–26 Prill Mosia 4–6

What Does It Mean to Have the Name of Christ Written in Our Hearts

Në Librin e Mormonit, njerëzit thirren me shumë emra – nefitë, lamanitë dhe anti‑nefi‑lehitë janë vetëm disa prej tyre. Por mbreti Beniamin dëshironte që populli i tij të thirrej me një emër më të lartë, më të shenjtë – emrin e Jezu Krishtit.

Kjo është mënyra se si ne mund ta mbajmë emrin e Shpëtimtarit “gjithmonë të shkruar në zemrat t[ona]” (Mosia 5:12):

Besëlidhni nëpërmjet Pagëzimit

Në pagëzim, ne besëlidhim me Perëndinë që të marrim mbi vete emrin e Krishtit. Si mendoni, çfarë do të thotë kjo? (Shih Mosia 18:8–9.)

Merreni Sakramentin

Ne urdhërohemi ta marrim sakramentin me denjësi çdo javë. Gjatë sakramentit, ne zotohemi sërish ndaj besëlidhjes sonë për të marrë mbi vete emrin e Jezu Krishtit (shih Moroni 4:3).

Veproni si Dishepull i Krishtit

Besëlidhjet tona kërkojnë që ne t’i zbatojmë urdhërimet. Veprimet tona duhet të pasqyrojnë dëshirën tonë për ta ndjekur Krishtin dhe për t’u bërë si Ai. Teksa e bëjmë këtë gjë, ne mund të vazhdojmë të thirremi me emrin e Tij. Kjo është mënyra se si e mbajmë emrin e Krishtit të shkruar në zemrën tonë (shih Mosia 5:12).