2020
Çfarë Kuptimi ka Pashka për Mua?
Prill 2020


Eja, Më Ndiq: Libri i Mormonit

Çfarë Kuptimi ka Pashka për Mua?

30 Mars – 12 Prill Pashka

What Does Easter Mean for Me

Në kohën e Pashkës ne festojmë “ditën më të rëndësishme në histori”1 – Ringjalljen e Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. Kjo ngjarje është thelbësore në planin e Atit Qiellor për lumturinë.

Në jetën para lindjes, Jezu Krishti u zgjodh të ishte Shpëtimtari ynë. Ai premtoi se do të siguronte mënyrën që ne të falemi për mëkatet tona dhe që të kthehemi në shtëpinë tonë qiellore.

Në atë mëngjes të parë të Pashkës, Jezusi e përmbushi premtimin e Tij. Ai e mposhti vdekjen. Si rrjedhim: “Ai është drita dhe jeta e botës; po, një dritë që është pa mbarim që nuk mund të errësohet kurrë; po, dhe gjithashtu një jetë që është pa mbarim, që nuk mund të ketë më vdekje” (Mosia 16:9).

Çfarë bekimesh ju sjell Ringjallja juve?

Pendimi

Jezu Krishti e pyet secilin prej nesh: “A nuk do të ktheheni tani tek unë dhe të pendoheni për mëkatet tuaja dhe të ktheheni në besim, që të mund t’ju shëroj?” Ai premton: “Kushdo që do të vijë, unë do ta pranoj” (3 Nefi 9:13–14). Si ndiheni kur pendoheni?

Ringjallja

Vdekja është e pashmangshme, por fitorja e Shpëtimtarit mbi vdekjen siguron që gjithçka do të ringjallet – trupi e shpirti do të bashkohen edhe një herë në formë të përkryer (shih Alma 11:43). Si ju sjell shpresë njohuria për Ringjalljen?

Jeta e Përjetshme

Shlyerja e Shpëtimtarit e bën të mundur jetën e përjetshme ose ekzaltimin. Që ta marrim këtë bekim, ne duhet t’u bindemi urdhërimeve. Presidenti Rasëll M. Nelson e ka quajtur udhën drejt jetës së përjetshme “shtegu [i] besëlidhjeve”2. Çfarë duhet të bëjmë që ta ndjekim këtë shteg drejt jetës së përjetshme?

Shënime

  1. Diter F. Uhtdorf, “Shiheni Njeriun!” Liahona, maj 2018, f. 108.

  2. Rasëll M. Nelson, “Teksa Ecim Përpara së Bashku”, Liahona, prill 2018, f. 7.