2020
Plaku Adejinka A. Oxhediran
maj 2020


Plaku Adejinka A. Oxhediran

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Konferenca e përgjithshme e prillit 2020 ishte “një fundjavë e paharrueshme” për Plakun Adejinka A. Oxhediran.

I kthyeri në besimin në Kishë u mbështet si Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë – hera e parë për një shenjtor të ditëve të mëvonshme nigerian dhe afrikano‑perëndimor. Mirënjohja dhe gëzimi i tij i jashtëzakonshëm u rritën edhe më shumë kur Presidenti Rasëll M. Nelson shpalli se tempulli i tretë në Nigeri do të ndërtohet në qytetin e Beninit.

“Nuk e prisja këtë”, tha Plaku Oxhediran, me një buzëqeshje të madhe. “Ta dëgjoja profetin tonë të thoshte se një tempull tjetër do të ndërtohet në Nigeri, ishte vërtet, vërtet e mrekullueshme. Për mua, ishte një pohim se puna e Zotit po lëviz me te shpejtë. Ne të gjithë kemi shumë për të bërë që t’i përgatitim fëmijët e Perëndisë për Ardhjen e Dytë të Birit të Tij.”

I lindur në Ibadan të Nigerisë më 5 prill 1967, me prindër Amos Adenijin dhe Karolina Anike Oxhediran, Adejinka Aiodeji Oxhedirani mori diplomën universitare për botanikë nga Universiteti i Ilorinit në vitin 1991 përpara se të merrte më vonë një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi nga Universiteti i Teknologjisë “Ladoke Akintola”. Ai vazhdoi një karrierë në financë dhe administrim biznesi si një kontabilist profesionist me specializim të gjerë. Ai po punonte si një drejtor finance për biznesin e Shell‑it në Nigeri përpara thirrjes së tij si Autoritet i Përgjithshëm.

Tre vjet pas pagëzimit të tij, ai u takua me Olufunmilajo Omolola Akinbebixhen në një mbledhje shoqërore. Ata të dy më pas filluan të dilnin në takime, por punësimi në qytete të ndryshme do të thoshte që “ne lidheshim vetëm me anë të telefonit”.

Çifti më së fundi u martua në Nigeri në vitin 1998 dhe u vulos në Tempullin e Johanesburgut në Afrikën e Jugut më 14 nëntor 2002. Çifti Oxhediran ka një vajzë.

Plaku Oxhediran është mirënjohës për çdo thirrje që ka marrë në Kishë që nga koha kur u bashkua me Kishën në vitin 1990 kur ishte 23 vjeç. Çdo detyrë e caktuar kishtare e ka ndihmuar të rritet dhe i ka dhënë atij mundësi të shenjta për t’i ndihmuar të tjerët të zhvillohen në thirrjet dhe detyrat e tyre përkatëse.

Plaku Oxhediran, që po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal në kohën e thirrjes së tij, gjithashtu ka shërbyer si këshilltar në një presidencë misioni, president kunji, këshilltar në një presidencë kunji, peshkop, këshilltar në peshkopatë dhe president dege.