Stiven J. Land
President i Përgjithshëm i Të Rinjve
Si Presidenti i ri i Përgjithshëm i Të Rinjve, Stiven J. Landi ka pranuar një detyrë të shenjtë për të ndihmuar që të udhërrëfehen qindra mijëra djem të rinj, të moshës së Priftërisë Aarone në një Kishë mbarëbotërore.
Nëse do të ishte e mundur të takohej një për një me secilin prej tyre, ai e di saktësisht se çfarë do të thoshte: “Që të jesh një anëtar i suksesshëm i mbretërisë së Perëndisë nuk është e ndërlikuar. Ati Qiellor të do. Thjesht nevojitet që edhe ti ta duash Atë. Dhe nëse e bëjmë këtë gjë, ne do të jemi të sigurt e të lumtur. … Jeta jonë do të ketë njëfarë kuptimi.”
Marrja e Kishës me seriozitet nuk ndodh vetëm të dielën. Është një mundësi e përditshme, sipas avokatit që është bërë drejtues biznesi.
“Leximi i shkrimeve të shenjta, vajtja në kishë, pendimi sapo të kemi dalë nga udha e drejtë, të folurit për ungjillin dhe të qenit një shembull i ungjillit – ky është plani i Atit tonë Qiellor”, tha ai.
Vëllai Land iu lindi Xhej dhe Toi Ellën Landit, më 30 tetor 1953 dhe u rrit si në Kaliforninë e Veriut (Santa‑Rosa) ashtu edhe në Kaliforninë e Jugut (Long‑Biç), SHBA. Shërbimi i tij në Ushtrinë e SHBA‑së e çoi sërish në Europë, një kontinent që ai kishte arritur ta donte gjatë shërbimit të tij në Misionin e Hollandës, Amsterdam.
Pasi e mbaroi shërbimin ushtarak, ai u regjistrua në Universitetin “Brigam Jang”, ku u takua sërish me Kejllin Kërkun, një të re me të cilën ishte njohur ndërkohë që ishte i vendosur si ushtar në Gjermani. Stiveni dhe Kejllina së fundmi u martuan në Tempullin e Solt‑Lejkut më 8 gusht 1980. Ata janë prindër të katër fëmijëve.
Pasi mori diplomën për juridik në UBJ, Vëllai Land punoi si avokat përpara se të bëhej më së fundi presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Nu Skin Enterprises. Ai është aktualisht kryetari ekzekutiv i kryesisë së drejtorëve të kompanisë. Ai është edhe anëtar këshilli i Sistemit të Arsimit të Lartë të Jutës.
Vëllai Land ka shërbyer si president i Misionit të Atlantas, Xhorxhia dhe si bashkërendues i Komitetit për Përkushtimin e Tempullit të Provo‑Siti‑Sentërit. Ai gjithashtu ka shërbyer si anëtar i kryesisë së përgjithshme të Të Rinjve dhe si I Shtatëdhjetë Zonal.