2020
Bredli R. Uilkoks
maj 2020


Bredli R. Uilkoks

Këshilltar i Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve

Ndërkohë që merrte pjesë në një konferencë rinie në Kaliforni, Vëllai Bredli (Bred) R. Uilkoks u takua me një të ri i cili nuk donte të ishte atje. Ai u bashkua me adoleshentin nën hijen e një peme dhe shpejt po diskutonin temën e parapëlqyer të të riut – skejtbordin.

Vëllai Uilkoks i kërkoi të riut që t’i tregonte disa nga lëvizjet në skejtbord. Ngaqë i la mbresa, ai e ftoi të riun që të bënte një demonstrim skejtbordi në programin Enkas për Rininë (EFY) atë verë. I riu ngurroi, por më së fundi ra dakord. Tek EFY‑ja, ai pati një përvojë që ia ndryshoi jetën dhe gjeti dëshminë e tij për ungjillin.

“Ai shkoi tek EFY‑ja me një skejtbord, por u largua si misionar”, tha Vëllai Uilkoks.

“E kam kaluar jetën me fëmijë dhe adoleshentë”, tha Vëllai Uilkoks, “dhe e dua rininë.”

Bredli Rei Uilkoksi iu lindi Rei T. Uilkoksit dhe Val C. Uilkoksit më 25 dhjetor 1959, në Provo, Jutë, SHBA. Ai u rrit në Provo me përjashtim të kalimit të pak viteve të fëmijërisë në Etiopi.

Pasi shërbeu në një mision kohëplotë në Misionin e Kilit në Vinja‑del‑Mar, Vëllai Uilkoks u martua me Debora Ganellin në Tempullin e Provos në Jutë më 7 tetor 1982. Ata janë prindër të katër fëmijëve.

Vëllai Uilkoks ka diploma universitare dhe pasuniversitare nga Universiteti “Brigam Jang” dhe doktoratë në fushën e arsimit nga Universiteti i Uajomit. Vëllai Uilkoks është nderuar me disa çmime për punën e tij në arsim, i ka kushtuar më shumë se 30 vjet programit Enkas për Rininë të UBJ‑së dhe i pëlqen shumë të jetë instruktor në Javën e Edukimit në Kompleksin Universitar.

Vëllai Uilkoks dhe familja e tij kanë jetuar në Zelandën e Re dhe në Spanjë, ndërkohë që ai drejtonte programet e studimit jashtë shtetit për UBJ‑në. Ai ka shkruar disa libra dhe aktualisht është profesor në Sektorin e Shkrimeve të Shenjta, të Lashta të UBJ‑së.

Vëllai Uilkoks ka shërbyer si president i Misionit Lindor të Kilit në Santiago dhe si anëtar i kryesisë së përgjithshme të Shkollës të së Dielës, si këshilltar në një presidencë kunji dhe peshkop i një lagjeje për të rinjtë e të rejat në moshë madhore beqarë. Në kohën kur mori thirrjen e tij, ai po shërbente si këshilltar i lartë dhe si president i Të Rinjve të kunjit.