2023
Letrat e Apostullit Pal
Shtator 2023


“Letrat e Apostullit Pal, Pjesa 2”, Liahona, shtator 2023.

Eja, Më Ndiq

Letrat e Apostullit Pal

Pjesa 2

Pamja
pergamenë me një tas boje dhe një mjet shkrimi

Ilustrimi nga Elspeth Young

Efesianëve

  • Drejtuar anëtarëve të Kishës në Efes (një qytet në Turqinë bashkëkohore)

  • E shkruar nga Roma rreth viteve 60–62 ps.K.

  • Qëllimi: T’u jepte mësim të kthyerve në besim, të nxiste bashkimin dhe t’i inkurajonte shenjtorët që të ruheshin kundrejt ligësisë

  • Mësimet kyç: Periudha ungjillore e plotësisë së kohëve, shpëtimi nëpërmjet hirit, organizimi dhe qëllimi i Kishës, dhe rendi në jetën familjare

Filipianëve

  • Drejtuar anëtarëve të Kishës në Filipi (një qytet në Greqinë bashkëkohore)

  • E shkruar nga Roma rreth viteve 60–62 ps.K.

  • Qëllimi: T’i lavdëronte shenjtorët për besimin dhe sakrificën e tyre dhe t’i paralajmëronte të krishterët e korruptuar

  • Mësimet kyç: Parimet e të jetuarit me drejtësi, të shikuarit te Krishti për shpëtim dhe sakrifikimi për kauzën e ungjillit

Kolosianëve

  • Drejtuar anëtarëve të Kishës në Kolos (një qytet në Turqinë bashkëkohore)

  • E shkruar nga Roma rreth viteve 60–62 ps.K.

  • Qëllimi: Të paralajmëronte për krenarinë dhe që të theksonte se shëlbimi vjen nëpërmjet Krishtit

  • Mësimet kyç: Natyra e Krishtit, ndërtimi i një themeli mbi Të dhe zhvillimi i tipareve si të Krishtit

1 Thesalonikasve

  • Drejtuar anëtarëve të Kishës në Thesaloniki (një qytet në Greqinë bashkëkohore)

  • E shkruar nga Korinti (një qytet në Greqinë bashkëkohore) rreth viteve 50–51 ps.K.

  • Qëllimi: Të ofrojë inkurajim dhe përgjigje ndaj pyetjeve rreth Ardhjes së Dytë

  • Mësimet kyç: Dashuria për njëri‑tjetrin, Ringjallja dhe Ardhja e Dytë

2 Thesalonikasve

  • Drejtuar anëtarëve të Kishës në Thesaloniki (një qytet në Greqinë bashkëkohore)

  • E shkruar nga Korinti (një qytet në Greqinë bashkëkohore) rreth viteve 50–51 ps.K.

  • Qëllimi: Të forcojë besimin dhe të qartësojë keqkuptimet rreth Ardhjes së Dytë

  • Mësimet kyç: Fati i të padrejtëve, Braktisja e Madhe dhe rëndësia e të punuarit për të siguruar nevojat materiale

Shtyp në Letër