2023
Si ta Thjeshtoj Jetën Time që të Përqendrohem te Krishti?
Shtator 2023


“Si ta Thjeshtoj Jetën Time që të Përqendrohem te Krishti?”, Liahona, shtator 2023.

Eja, Më Ndiq

2 Korintasve 8–13

Si ta Thjeshtoj Jetën Time që të Përqendrohem te Krishti?

Pamja
Jezusi vështron teksa njerëzit po ushqehen

They Were All Filled [Të Gjithë u Ngopën], nga Walter Rane; fotografia e xhamit zmadhues nga Getty Images

Apostulli Pal na mëson që të përqendrohemi te “thjeshtësia [që është në] Krisht…” (shih te 2 Korintasve 11:3).

A e keni gjetur ndonjëherë veten duke e bërë ungjillin e Jezu Krishtit më të ndërlikuar sesa është? Nganjëherë ne përqendrohemi kaq shumë në pamjet e jashtme ose në hollësitë e vogla sa fillojmë të ndihemi të dërrmuar.

Thjeshtësoni Metodën Tuaj

Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na jep këtë sugjerim: “Nëse mendoni se ungjilli nuk po funksionon aq mirë për ju, unë ju ftoj të bëni një hap pas, të shihni jetën tuaj nga një nivel më i lartë dhe ta thjeshtësoni metodën tuaj të dishepullimit. Përqendrohuni te doktrinat, parimet dhe zbatimet themelore të ungjillit. Ju premtoj se Perëndia do t’ju udhërrëfejë e bekojë në shtegun tuaj drejt një jete të suksesshme dhe ungjilli sigurisht do të funksionojë më mirë për ju” (“Funksionon në Mënyrë të Mrekullueshme!”, Liahona, nëntor 2015, f. 22).

Cila është një doktrinë bazë ose cili është një parim apo zbatim i ungjillit ku mund të përqendroheni këtë javë?

Shtyp në Letër