2023
Udhëtimet e Apostullit Pal
Shtator 2023


“Udhëtimet e Apostullit Pal”, Liahona, shtator 2023.

Eja, Më Ndiq

Udhëtimet e Apostullit Pal

Pamja
hartë e udhëtimeve të Palit

Pali kreu katër udhëtime kryesore misionare, duke udhëtuar rreth 14 725 km në 14 vjet. Gatishmëria e tij për të përshkuar largësi të mëdha që të predikonte për Krishtin, ndihmoi që të vendosej krishterimi anembanë vendeve mesdhetare.

Katër Udhëtimet Misionare të Palit

Udhëtimi i Parë (shih te Veprat e Apostujve 13:1–14:28)

  • Koha: rreth 47–49 ps.K.

  • I shoqëruar nga: Barnaba dhe Gjon Marku

  • Vendmbërritjet kryesore: Qiproja, Turqia

  • Largësia: rreth 2 250 km

Udhëtimi i Dytë (shih te Veprat e Apostujve 15:36–18:22)

  • Koha: rreth 50–53 ps.K.

  • I shoqëruar nga: Sila, Timoteu, Prishila e Akuila dhe Lluka

  • Vendmbërritjet kryesore: Siria, Turqia, Greqia, Jerusalemi

  • Largësia: rreth 4 500 km

Udhëtimi i Tretë (shih te Veprat e Apostujve 18:23–21:15)

  • Koha: rreth 54–58 ps.K.

  • I shoqëruar nga: Timoteu, Lluka dhe të tjerë

  • Vendmbërritjet kryesore: Turqia, Greqia, Libani, Izraeli

  • Largësia: rreth 4 350 km

Udhëtimi i Katërt (shih te Veprat e Apostujve 27:1–28:16)

  • Koha: rreth 59–60 ps.K.

  • I shoqëruar nga: rojet romake, Lluka dhe të tjerë

  • Vendmbërritjet kryesore: Izraeli, Libani, Turqia, Kreta, Malta, Siçilia, Roma

  • Largësia: rreth 3 600 km

Shtyp në Letër