2023
Si Mund t’i Bëjmë Bashkësitë Tona më të Bashkuara?
Shtator 2023


“Si Mund t’i Bëjmë Bashkësitë Tona më të Bashkuara?” Liahona, shtator 2023, f. 44.

Eja, Më Ndiq

1 Korintasve 10–12

Si Mund t’i Bëjmë Bashkësitë Tona më të Bashkuara?

Pamja
veprime të ndryshme që nxitin unitet mes anëtarëve të Kishës

Ilustrimi nga Vicky Scott

Pali dëgjoi se kishte përçarje midis anëtarëve të Kishës në qytetin e Korintit (shih te 1 Korintasve 11:18). Si përgjigje, ai iu lut atyre në një letër “që të mos kishte përçarje në trup, por të gjitha gjymtyrët të kenë të njëjtin kujdes për njëra‑tjetrën” (1 Korintasve 12:25).

Ne mund të tregojmë “të njëjtin kujdes për njëra‑tjetrën” [ose njëri‑tjetrin] nëpërmjet veprimeve vetëmohuese të dashurisë dhe dashurisë hyjnore. Pali përmendi disa mënyra se si mund ta bëjmë këtë gjë për të sjellë më shumë unitet në marrëdhëniet tona.

Gëzohuni dhe vajtoni me të tjerët.

“Nëse vuan një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët vuajnë; kurse po të nderohet një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët gëzohen bashkë me të” (1 Korintasve 12:26).

Kryeni veprime vetëmohuese shërbimi.

“Askush të mos kërkojë të mirën e vet, por secili atë të tjetrit” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, 1 Korintasve 10:24 [në Biblën në anglisht te 1 Korintasve 10:24, poshtëshënimi b]).

T’i bashkojmë dëshmitë tona për Shpëtimtarin.

“Sepse ne të shumtit, jemi një bukë, një trup, sepse të gjithë marrim pjesë në të vetmen bukë [të Krishtit]” (1 Korintasve 10:17).

Ta doni çdo njeri.

“Mos u bëni shkak skandali as për Judenj, as për Grekë, as për kishën e Perëndisë” (1 Korintasve 10:32).

Shtyp në Letër