2023
Shihni te Perëndia për Qëllim e Drejtim
Shtator 2023


“Shihni te Perëndia për Qëllim e Drejtim”, Liahona, shtator 2023.

Për Prindërit

Shihni te Perëndia për Qëllim e Drejtim

Pamja
familje duke u lutur

Të Dashur Prindër,

Ati ynë në Qiell nuk na ka dërguar në tokë pa udhërrëfim. Nëpërmjet dhuratave hyjnore të shkrimit të shenjtë, lutjes, profetëve të gjallë, njëri‑tjetrit dhe më shumë, ne mund të shohim te Perëndia për qëllim e drejtim. Teksa lexoni këtë botim të revistës Liahona, përsiatini burimet që Ai na i ka dhënë për të na ndihmuar që të kemi kuptim në këtë jetë dhe që të kthehemi tek Ai në jetën pas kësaj.

Diskutimet mbi Ungjillin

Roli Ynë i Bashkuar në Planin e Perëndisë

Si familje, mund të lexoni te 1 Korintasve 11:11 dhe diskutoni se çfarë do të thotë ai varg. Lexoni thënie nga artikulli i Plakut Gerit W. Gong (faqja 4), i cili shpjegon rolin e ndërthurur që burrat dhe gratë e kanë në planin e shpëtimit. Si mund të na bashkojnë dallimet tona në vend që të na ndajnë?

Fuqia Shëruese e Besimit

Lexoni së bashku te Mateu 15:21–28, që flet për gruan kananease. Si mendoni, përse besimi i saj e bëri të shërohej bijën e saj? Lexoni fragmente nga artikulli i Presidentes Kamill N. Xhonson në faqen 8 për të kuptuar më mirë rolin e zemërbutësisë dhe besimit në përdorimin e fuqisë së Zotit.

Kujtuesit e Përditshëm të Jezu Krishtit

Pyeteni familjen tuaj: Si e kujtoni Shpëtimtarin në jetën tuaj? Lexojini pjesët kyç nga artikulli në faqen 38 rreth rëndësisë së të kujtuarit. Merrni parasysh të paraqitni në shtëpinë tuaj një figurë ose një citim që ju kujton Krishtin.

Argëtimi Familjar me Programin Eja, Më Ndiq

Kujtojini Bekimet e Krishtit Çdo Ditë

1 Korintasve 15

Pali u mësoi shenjtorëve në Korint “se Krishti vdiq për mëkatet tona, … se u varros dhe u ringjall të tretën ditë” (1 Korintasve 15:3–4). Ai i nxiti të “mbani[n në mendje]” (1 Korintasve 15:2) ungjillin që ai ua kishte predikuar. Ftojeni familjen tuaj të luajë këtë lojë kujtese:

  1. Jepini kohë çdokujt që të shkruajë një përgjigje të shkurtër për pyetjen vijuese: “Cili është një bekim i ungjillit që e gëzoni për shkak të Shlyerjes së Shpëtimtarit?” (Për disa ide, shihni te 1 Korintasve 15:19–29.)

  2. Bëjeni me radhë duke treguar se çfarë shkruat dhe përsëriteni përmendsh atë që shkroi personi përpara jush.

Diskutim: Si mund t’i kujtojmë më mirë bekimet që na i ka dhënë Krishti? Merrni parasysh të bëni një plan familjar që të mendoni çdo ditë për një mënyrë se si Krishti e ka bekuar jetën tuaj.

Shtyp në Letër