2023
Si na Ndihmon Trishtimi sipas Perëndisë që të Pendohemi?
Shtator 2023


“Si na Ndihmon Trishtimi sipas Perëndisë që të Pendohemi?”, Liahona, shtator 2023.

Eja, Më Ndiq

2 Korintasve 7

Si na Ndihmon Trishtimi sipas Perëndisë që të Pendohemi?

Pamja
Jezusi duke përqafuar një burrë

Fotografia nga Mark Mabry

Apostulli Pal na mësoi: “Trishtimi sipas Perëndisë … sjell pendim për shpëtim … por trishtimi i botës shkakton vdekje” (2 Korintasve 7:10). Ne mund të ndiejmë trishtim sipas botës, turp dhe shkurajim kur mëkatojmë. Prapëseprapë kur kthehemi te Shpëtimtari për t’u penduar, ne e ftojmë Atë që të na e shndërrojë zemrën dhe të na e kthejë trishtimin në gëzim (shih tek Alma 36:18–20).

Trishtimi sipas Perëndisë dhe Pendimi i Vërtetë

Kur ndiejmë trishtim sipas Perëndisë, ne i dallojmë gabimet tona dhe dëshirojmë të bëjmë më mirë. Ne ndiejmë shpresë për të ardhmen – dhe ndiejmë dashurinë e Shpëtimtarit për ne.

Merrni parasysh këto pyetje teksa studioni 2 Korintasve 7:

  • Çfarë do të thotë kur ne u “trishtua[m] për pendim”? (Vargu 9.)

  • Çfarë veprimesh ndërmarrim kur ndiejmë trishtim sipas Perëndisë? (Shih te vargjet 10–11).

Shtyp në Letër