Liahona
Mesazhi i Presidencës së Parë për Pashkën
Mars 2024


“Mesazhi i Presidencës së Parë për Pashkën”, Liahona, mars 2024.

Mesazhi i Presidencës së Parë për Pashkën

Jezu Krishti duke parë drejt qiellit me krahët e Tij të ngritura lart

For This Purpose I Have Come [Për Këtë Shkak Unë Erdha], nga Yongsung Kim, me mirësinë e Havenlight

Në këtë periudhë Pashke, ju ftojmë të përsiatni flijimin shlyes dhe Ringjalljen e lavdishme të Shpëtimtarit, që na bekojnë të gjithëve ne.

Përmes Shëlbuesit tonë, Jezu Krishtit, ne marrim këtë mesazh shprese: “Në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën” (Gjoni 16:33). Shpëtimtari premton se kur i zbatojmë urdhërimet dhe ordinancat e Tij, ne vërtet do të kemi “paqe në këtë botë dhe jetë të përjetshme në botën që vjen” (Doktrina e Besëlidhje 59:23).

Ne dëshmojmë se Jezu Krishti jeton. “Ai … u ringjall” (Mateu 28:6). Për shkak të Tij, ne mund të udhërrëfehemi dhe të forcohemi ndërsa mbajmë barrët me të cilat përballemi në vdekshmëri. Nëpërmjet besimit tonë në flijimin shlyes të Shpëtimtarit, lidhjet e mëkatit nuk mund të na mbajnë dhe sprovat që përjetojmë në jetë, nuk do të kenë fuqi të përhershme mbi ne. “Thumbi i vdekjes është gëlltitur në Krishtin” (Mosia 16: 8).

firmat e anëtarëve të Presidencës së Parë

Presidenca e Parë