Liahona
Si Mund të më Ndihmojë të Qenit Paqebërës që të Mbledh Izraelin?
Mars 2024


“Si Mund të më Ndihmojë të Qenit Paqebërës që të Mbledh Izraelin?”, Liahona, mars 2024.

Eja, Më Ndiq

2 Nefi 28

Si Mund të më Ndihmojë të Qenit Paqebërës që të Mbledh Izraelin?

Nefi pa se njerëzit në ditët e fundit do të grindeshin me njëri‑tjetrin (shihni te 2 Nefi 28:3–4, 20), por grindja nuk është mënyra e Zotit. Në fakt, për ta mbledhur Izraelin na nevojitet që të kemi një “mënyrë më të lartë e më të shenjtë”1 të ndërveprimit me të tjerët.

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Nëse e keni seriozisht që të ndihmoni për ta mbledhur Izraelin dhe për të ndërtuar marrëdhënie të cilat do të zgjatin gjatë gjithë përjetësive, tani është koha që ta lini mënjanë hidhësinë. Tani është koha që të mos këmbëngulni më që o të bëhet si thoni ju o s’ka. Tani është koha që të mos bëni më gjëra që i bëjnë të tjerët të ecin në majë të gishtave nga frika se mos ju nevrikosin. Tani është koha që t’i varrosim armët tona të luftës. Nëse arsenali juaj i fjalëve është i mbushur me fyerje dhe akuzime, tani është koha që t’i flakni tutje ato. Ju do të ngriheni si një burrë ose grua shpirtërisht e fortë e Krishtit.”2

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti i duan të gjithë fëmijët e Perëndisë pavarësisht nga ndryshimet e tyre. Satani përpiqet të përdorë ndryshimet tona për të na përçarë, por duke zgjedhur paqe në vend të grindjes, ne krijojmë një mjedis mikpritës që i tërheq njerëzit drejt ungjillit të rivendosur të Zotit.

Merrni parasysh situatat e mëposhtme dhe përsiatni se si mund të përgjigjeni me dashuri:

Pamja
njerëz duke mbajtur lart tabela

Nëse ndiheni plot pasion rreth një pikëpamjeje politike, si mund të keni më shumë mirëkuptim në bashkëbisedimet tuaja me ata që kanë një pikëpamje të kundërt?

Pamja
dy persona të ulur me kurriz nga njëri-tjetri

Nëse familja juaj nuk ka marrëdhënie harmonike, si mund t’i sillni asaj një mjedis paqësor të dashurisë dhe pranimit?

Pamja
burrë i zemëruar duke vështruar kompjuterin

Nëse ndiheni të mërzitur nga diçka që lexoni në mediat shoqërore, çfarë mund të bëni për ta shmangur një debat?

Shtyp në Letër