“Çfarë të Vërtetash na Mësojnë 1 Nefi dhe 2 Nefi rreth Jezu Krishtit?”, Liahona, mars 2024.
Eja, Më Ndiq
Çfarë të Vërtetash na Mësojnë 1 Nefi dhe 2 Nefi rreth Jezu Krishtit?
Pranë fundit të shkrimeve të tij, Nefi tha: “Nëse ju do të besoni në Krisht, ju do të besoni në këto fjalë, pasi ato janë fjalët e Krishtit” (2 Nefi 33:10). Shumë të vërteta rreth karakterit, jetës dhe Shlyerjes së Shpëtimtarit gjenden tek ajo që kemi studiuar në Librin e Mormonit deri më tani këtë vit.
Karakteri i Krishtit
-
Ai është plot durim, mirësi dhe durim afatgjatë (shihni te 1 Nefi 19:9).
-
Ai gjithmonë do të na kujtojë (shihni te 1 Nefi 21:14–16).
-
Ai e fton çdo njeri që të vijë tek Ai (shihni te 2 Nefi 26:24, 33).
Shërbesa e Krishtit
-
Ai dha mësim ungjillin e Tij dhe shëroi të sëmurët (shihni te 1 Nefi 11:24, 27–31).
-
Ai dha një shembull për bindjen nëpërmjet pagëzimit (shihni te 1 Nefi 10:9; 2 Nefi 31:7–12).
-
Ai u kryqëzua, u vendos në një varr dhe i vizitoi nefitët pas Ringjalljes së Tij (shihni te 1 Nefi 19:10–11; 2 Nefi 26:1).
Shlyerja e Krishtit
-
Ai na shëlboi nëpërmjet flijimit të Tij (shihni te 2 Nefi 2:6–7).
-
Ai kreu një “shlyerje të pafund” që e mposhti vdekjen fizike dhe shpirtërore (1 Nefi 9:5–22).
-
Ai mund të na fuqizojë kur kemi besim tek Ai dhe zgjedhim të pendohemi (shihni te 2 Nefi 31:13).