“Çfarë po Ndodhte në Kohën e Isaias?”, Liahona, mars 2024.
Eja, Më Ndiq
Çfarë po Ndodhte në Kohën e Isaias?
Nefi u ndje i frymëzuar për të thënë shumë nga fjalët e profetit Isaia. Të kuptuarit e kontekstit gjeografik dhe politik që qëndron pas profecive të Isaias, mund t’ju ndihmojë që të kuptoni simbolet që përdori ai për të profetizuar për kohën e tij dhe tonën.
Kjo hartë tregon mbretëritë në kohën e Isaias. Ju mund ta përdorni atë për të ecur paralelisht ndërkohë që Nefi citon Isaian. Isaia mund t’i referohet një vendi në mënyra të ndryshme: me emrin e tij, kryeqytetin, fisin kryesor të Izraelit, udhëheqësin politik ose simbole të tjera. Kontrolloni poshtëshënimet te shkrimet e shenjta për më shumë ide.
1. Siria
-
Kryeqyteti: Damasku
-
E ndihmoi Izraelin të sulmonte Judën meqë nuk u bashkua në një aleancë kundër Asirisë.
-
Udhëheqësi: Rezini (shihni te 2 Nefi 17:1, 4, 8)
2. Izraeli
-
Mbretëria Veriore
-
Kryeqyteti: Samaria
-
Fisi kryesor: Efraimi (shihni te 2 Nefi 17:8–9) ose “fiset e humbura”.
-
Udhëheqësi: Pekahu, bir i Remaliahut (shihni te 2 Nefi 17:1, 4, 9)
3. Juda
-
Mbretëria Jugore
-
Kryeqyteti: Jerusalemi
-
Fisi kryesor: Juda (shihni te 2 Nefi 13:1, 8; 15:3, 7)
-
Udhëheqësi: Ashazi, “shtëpi[a e] Davidit” (2 Nefi 17:1–3)
4. Asiria
-
Fuqi ushtarake në kohën e Isaias
-
Pushtoi Sirinë, Izraelin dhe përfundimisht të gjithë Judën përveç Jerusalemit
-
Shpërndau të dhjetë fiset
-
Më vonë u pushtua nga Babilonia
-
Simbol i krenarisë dhe i shkatërrimit të të ligjve në Ardhjen e Dytë (shihni te 2 Nefi 20)
5. Babilonia
-
Pushtoi Asirinë dhe Judën
-
Mërgoi judenjtë nga Jerusalemi
-
Simbol i botës dhe ligësisë së saj