Liahona
Çfarë Premton Jezu Krishti që Bota Nuk Mund ta Premtojë?
Mars 2024


“Çfarë Premton Jezu Krishti që Bota Nuk Mund ta Premtojë?”, Liahona, mars 2024.

Eja, Më Ndiq

2 Nefi 20–25

Çfarë Premton Jezu Krishti që Bota Nuk Mund ta Premtojë?

Pamja
në të majtë, njerëz që tallen dhe tregojnë me gisht; në të djathtë, njerëz që e dëgjojnë Jezusin të japë mësim

Hollësi nga Lehi’s Dream [Ëndrra e Lehit], nga Greg K. Olsen; ilustrimi i Jezusit që jep mësim, nga Justin Kunz

Megjithëse fjalët e Isaias mund të jenë të vështira për t’u kuptuar, një gjë që është e qartë është se “Babilonia … do të jetë si atëherë kur Perëndia përmbysi Sodomën dhe Gomorrën” (2 Nefi 23:19) dhe “të ligjtë do të mbarojnë” (shihni te 2 Nefi 23:22). Përse dikush do të zgjidhte rrugën e ligësisë?

Të jetosh në Babiloni, ose të jetosh në mënyrë të ligë, mund të duket tërheqëse. Babilonia mund të premtojë kënaqësi të kësaj bote, por ungjilli i Jezu Krishtit premton gëzim të vërtetë dhe paqe të qëndrueshme.

Në këtë tabelë vini re ndryshimet midis mënyrës se si bota sugjeron se duhet të jetojmë dhe mënyrës se si Jezu Krishti na mëson të jetojmë. Çfarë premtimesh jep bota për ndjekjen e mësimeve të saj në krahasim me premtimet që ofron Shpëtimtari për ndjekjen e mësimeve të Tij?

Bota jep mësim

Premtimi i botës

Jezu Krishti jep mësim

Premtimi i Jezu Krishtit

Ji arrogant dhe kryelartë (2 Nefi 23:11)

Ji i përulur (3 Nefi 12:3.)

Ji mendjemadh (2 Nefi 24:11.)

Ji zemërbutë (3 Nefi 12:5.)

Ji i zemëruar (2 Nefi 24:6.)

Ji paqebërës (3 Nefi 12:9, 22–24)

Kërko lavdinë tënde vetjake (2 Nefi 24:13–14)

Kërko lavdinë e Zotit (3 Nefi 12:16; 13:13, 33)

Ne nuk do të mbarojmë me të ligjtë, në qoftë se e ndjekim Jezu Krishtin. Në vend të kësaj, ne mund të jemi të sigurt se Jezu Krishti “do të je[të] i mëshirshëm ndaj njerëzve të [Tij]” (2 Nefi 23:22)

Shtyp në Letër