Liahona
Si Mund ta Përfshij Librin e Mormonit në Traditat e Mia të Pashkës?
Mars 2024


“Si Mund ta Përfshij Librin e Mormonit në Traditat e Mia të Pashkës?”, Liahona, mars 2024.

Eja, Më Ndiq

Pashka

Si Mund ta Përfshij Librin e Mormonit në Traditat e Mia të Pashkës?

Krishti shfaqet në Hemisferën Perëndimore

Christ Appearing in the Western Hemisphere [Krishti Shfaqet në Hemisferën Perëndimore], nga Arnold Friberg

Libri i Mormonit jep një dëshmi të fuqishme të realitetit të Zotit të ringjallur, Jezu Krishtit. “Si shenjtorë të ditëve të mëvonshme, na është dhënë dhurata më mbresëlënëse nga të gjitha për Pashkën … Libri [i] Mormonit.”1

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim: “Arsyeja kryesore pse e kremtojmë Krishtlindjen, është për shkak të Pashkës”2. Në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si disa familje e lexojnë ose e interpretojnë me role historinë e Krishtlindjes nga Lluka 2 në kohën e Krishtlindjes, familja juaj mund të përdorë veprimtarinë shoqëruese për të përkujtuar Shpëtimtarin e ringjallur këtë Pashkë duke përdorur vargjet tek 3 Nefi 11:1–17. Këngët e renditura lidhen me vargjet e përzgjedhura, por ju mund të zgjidhni edhe himnet tuaja të parapëlqyera për Jezu Krishtin.

Veprimtaria

Së bashku me pjesëtarët e familjes ose vetëm, lexoni dhe këndoni rreth ardhjes së Jezu Krishtit te nefitët pas Ringjalljes së Tij.

Lexoni

Dëgjoni Muzikën ose Këndoni

3 Nefi 11:1–7

This Is My Beloved Son”, strofa 2, Children’s Songbook, f. 76.

3 Nefi 11:8–15

Jezusi a Jetoi Sërish?”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 45.

3 Nefi 11:16–17

Easter Hosanna”, Children’s Songbook, f. 68–69.