Liahona
Xhakartë, Indonezi
Mars 2024


“Xhakartë, Indonezi”, Liahona, mars 2024.

Kisha Është Këtu

Xhakartë, Indonezi

hartë me rreth përqark Indonezisë
rrugë në Xhakartë

Në vitin 1970 gjashtë misionarët e parë që hynë në Indonezi, pagëzuan anëtarët e parë, organizuan bashkësinë e parë dhe filluan procesin për njohjen zyrtare të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. U formuan edhe disa bashkësi të tjera dhe në vitin 1975 u krijuan zyrat e misionit në Xhakartë. Sot Kisha në Indonezi ka:

  • 7 560 anëtarë (përafërsisht)

  • 2 kunje, 24 lagje dhe degë, 1 mision

  • 1 tempull të njoftuar (Xhakartë)

Përgatitja për Tempullin

Familja Uintolo nga Tangerangu në Indonezi u vulos si familje në Tempullin e Manilës në Filipine në vitin 2010. Motra Uintolo thotë: “Sa të lumtur ishim kur profeti ynë i dashur njoftoi se do të kishte një tempull në Indonezi. Ne do të vazhdojmë të lutemi dhe të përgatitemi për praninë e shtëpisë së Zotit në atdheun tonë.”

familje duke qëndruar në këmbë së bashku

Fotografia me mirësinë e familjes Uintolo

Më shumë rreth Kishës në Indonezi

  • Shpërthimi vullkanik në Indonezi në vitin 1815 në të vërtetë luajti rol në Rivendosjen e ungjillit. Plaku Kuentin L. Kuk shpjegon.

  • Një adoleshent nga Indonezia “paraqet” një mësim për shpresën.

  • Ish‑Presidentes së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës Linda K. Barton i bëjnë përshtypje në Indonezi gratë e besimit.

  • Kjo autore nga Indonezia tregon për 10 shenja që ju jeni vërtet të kthyer në besimin tek ungjilli i Jezu Krishtit.

  • Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhje dhe Perla me Vlerë të Madhe u vunë në dispozicion si komplet në Indonezi në vitin 2010.

misionarë duke folur me një burrë në rrugë

Misionarët përshëndetin njerëzit në rrugë.

djem të Fillores duke kënduar

Fëmijë të Fillores mblidhen për të kënduar në Tangerang të Indonezisë.

familje e mbledhur në ambiente të jashtme

Një familje kalon kohë cilësore së bashku në ambiente jashtë shtëpisë.

i ri duke ua shpërndarë sakramentin anëtarëve

Anëtarët i përtërijnë besëlidhjet e pagëzimit duke marrë sakramentin në Tangerang në Indonezi.